Detyra Kursi do publikohen dhe ne ditet ne vijim.

Do ndjehemi shume te respektuar kur ju kerkoni ndihmen tone per keto detyra kursi.

Friday, March 30, 2012

DETYRE KURSI NE LETERSI KRAHASUESE



‘Ismail Kadare,Dritero Agolli dhe Fatos Arapi përbëjnë trekëndëshin e artë në letërsinë shqiptare.Kontributi I tyre në letërsi merr vlera të jashtëzakonshme.Ata janë shkrimtarët që ngritën letërsinë nga rrënojat për ta shndrruar në një kështjellë.Eshtë merita e këtyre autorëve që ne sot kemi mundësinë dhe fatin të shijojmë kryeveprat e tyre. Edhe pse pjesën më të madhe të rasteve ata ndryshojnë në motive ndodh që te tre të mbështeten tek I njëjti motiv por pavarësisht kësaj ata janë secili të veçantë në llojin e tyre ,secili shpreh individualitetin e  tij .Ata janë të mëdhenj secili brenda një kornize të caktuar.

Të tre e kanë filluar krijimtarinë e tyre në periudhën e Realizmit Socialist dhe deri diku ata janë autorë të një letërsie të angazhuar por përpos kësaj vlerat e tyre janë të padiskutueshme dhe këtë gjë e dëshmon më së miri fakti që pjesa tjetër e krijimeve të tyre I ka rezistuar kohës.

Ismail Kadare e lartëson gjuhën shqipe .Poezia e tij e përfaqëson denjësisht atë.Njohja e veprës së tij I kalon kufijtë e vendit tonë për t’u njohur ne arenën ndërkombëtare  si rezultat I përkthimit në mbi 40 gjuhë të botës. Talenti I tij shpërfaqet në tema nga më të ndryshmet.I detyruar nga rrethanat e kohës ai ka shkruar dhe letërsi të angazhuar politikisht .Kjo dukuri vihet re shumë qartë tek vëllimi poetic ‘Koha’ me poezinë ‘Fjalim I Enver Hoxhës në 3 tetor 1974’ .Autori në këtë poezi ecën paralelisht me normat e vendosura nga rregjimi diktatorial.,prandaj e hyjnizon figurën e diktatorit nëpërmjet vargjeve;fjalët e Enver Hoxhës ndeshim,bubullimat mënjanohen me nderim.
Kjo është një poezi që në atë kohë është vlerësuar shumë kurse sot nuk reflekton asnjë vlerë.E njëjta dukuri vihet re edhe në krijimtarinë e  Dritero Agollit  për shkak të regjimit të ashpër që merrte frymë kudo ,në çdo cep.Ismail Kadare I ka mëshuar edhe temës së të kaluarës nëpërmjet himnizimit të figurave historike të cilat janë të paharrueshme në historinë e vendit tonë sit ë tillë do të veçoja ‘Portreti I Skënderbeut’ në të cilin ai nxjerr në pah vlerat e kryeheroit .Pak a shumë të njëjtën temë trajton edhe tek ‘Portreti I Skënderbeut’ ai tregon  fundin e një epoke dhe perëndimin e një figure të pavdekshme ne kujtimet e gjithë shqiptarëve.Ismail Kadare pak para se të binte regjimi largohet nga Shqipëria për tu vendosur në Paris .Veprimin e tij të ardhshëm ai e deklaron tek poezia ‘Kohë e pamjaftueshme’ kjo poezi lidhet fuqishëm me realitetin e tij ,me vendimin që ai mori për tu larguar .Pavarësisht  dhimbjes , vështiresisë ai e realizoi ikjen e tij ; I munduar gjer në cast të fundit ,nga mosthënia  nga pengu tragjik
Një shenjë ndoshta të ndoshta të pakuptueshme
Do t’ju bëj të gjithëve e  do ik.
Edhe pse u largua ai nuk u shkëput asnjëherë nga vendi dhe njerëzit e tij.Dihet që ai eshte shqetësur gjatë gjithë kohës per demokratizimin e vendi dhe çështjen e Kosovës.
Një nga poezitë më të bukura është’Gjuha Shqipe ‘ai I ngre lavde gjuhës ,e konsideron si një kështjellë të cilën pas shumë perpjekjesh nuk arritën te merrnin dot.Përpjekjet e të huajve për ta zhdukur gjuhën  kanë qenë të shumta dhe megjithatë ata nuk ia dolën dot as duke lëshuar lloj-lloj  parashtesa,pjesëza e lidhëza së prapthi.
Në këtë krijimtari kaq të pasur nuk mund të anashkalojme as lirikat e tij te  dashurisë të cilat të bëjnë për vete me çdo varg të tyren p.sh ‘Kristal’ ‘Mall’ ‘Llora-Llora’ këto poezi karakterizohen nga vargje shprehëse dhe shumë të fuqishme.
Fillimisht autori na paraqitet me një ndjenjë ndrojtje prandaj ai nuk vlerësohet maksimalisht me vëllimet e tij të para poetike ‘Frymëzime djaloshare’apo ‘Endërrime’ më pas ajo troket plot besim në penën e poeti me të cilin do të bashkëjetojë përjetë.
Dritëro Agolli.Ai së bashku me Ismail Kadarenë dhe Fatos Arapit njihen si shkrimtarë ‘të brezit të viteve 1960’ Krijimtaria e tij ndahet në dy periudha;para 90 dhe pas 90.Në krijimtarinë e para 90  autori I kushton një rëndësi të madhe fatit të atdheut,të luftës ,histories,dhimbjeve e gëzimeve ,punës dhe nderit të njeriut të thjeshtë.Pas  1990 këtyre u shtohen motivet e dhimbjes dhe zhgënjimeve ,qëndreses shpirtërore ‘mërzisë dhe vdekjes.
Një nga deklaratat më të fuqishme që ka lëshuar Agolli është ajo që paraqitet në pasthënien e vëllimit poetik’Pelegrini I vonuar’ ;Ne besonim në krijimin e një shoqërie ku njerëzit jetonin në liri dhe barazi ,ku të mos kishte padrejtësi dhe gjymtime ndërgjegjeje ;besonim në një shoqëri të mendimit të lire dhe individit të lire……………….Ardhja e shoqërisë së ëndërruar vonohej dhe ne ,fëmijët e shekullit ,ua hidhnim fajin paragjykimeve në mjegullin e kohës ,duke arsyetuar se çdo gjë e re nuk e kishte të lehtë të hidhte rrenjë dhe të bëhej realitet.
Ai është I thjeshtë port e kjo thjeshtësi buron madhështia e tij.Ai I ngre kult atdheut, tokës kafshëve .Dritero Agolli kap disa elementë që nga shkrimtarët e tjerë nuk janë përdorur në masë.Ai shkruan për kafshët ;kali është kafsha e tij e preferuar  por ai nuk anashkalon as qenin ,lopën ,gomarin,qengjin apo mezin e vogël ndërsa tek shpendët ai përdor pëllumbin, rosën pulëbardhën dhe zogj të ndryshëm .Poezi konkrete janë ;’Lamtumira e pëllumbit ‘Pulëbardha ‘’Mezi I vogël’’Rosat e buta’apo ‘Cjapi’Autori shkruan për trimërinë,frikën ,fatin,ëndrrat,kujtimet, nostalgjinë ,faljen ,përgjërimin ,hakmarrjen dhe plagët e saj,të drejtën për të falur dhe shumë tema të tjera që të prekin dhe dashur pa dashur aktualizohen.
Një poezi e veçantë e Dritero Agollit është ‘Kujdes me fjalën’ në pamje të pare kjo poezi të krijon idenë e një sugjerimi apo të një këshille shumë të efektshme sepse pushteti I fjalës është I veçantë ,gatuan male dhe kakërdhi pornefakt kjo poezi I kalon këta kufij
Ajo I dedikohet fjalës së gabuar që në atë kohë mund të të kushtonte edhe jetën që do të thotë se liria e fjales nuk ekzistonte dhe ti vetë duhej të mbaje përgjegjësi për ate që do flisje.Një poezi tjetër mjaft interesante është ‘Fati’ një concept që njerezit e lakojnë në menyra të ndryshme,I japin ngjyrime të mira e të këqija .Autori me një thjeshtësi  dhe bukuri të veçantë tregon zigaget e jetës,tregon se asgjë nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë ,çdo gjë mund të ndryshojë,të marrë një tjetër drejtim.Në mënyrë të tërthorte autori flet për fatin qe diktohet nga të tjerë , nga nje diktaturë që të merr shpirtin dhe të mbyt pak nga pak.
Një tjetër poezi që ecën parallel me të parat është poezia’Me dhembje’ Ai në fjalën e tij tregon dhimbjen që ndjen një njeri teksa ngryset,gdhihet dhe nuk se çfarë mund ti ndodhe,se ç’e prêt,Agolli pasqyron dhimbjen që ndjen teksa ecën vetëm në rrugë,por dhimbja e  tij bëhet akoma më e madhe kur ha pak supë e pak bukë duke nxjerrë në pah një nga problemet më të mëdha të kohës siç ishte varfëria.Edhe kjo është një poezi alegorike sepse në fakt nënkupton pasigurinë që të ofron jeta ne diktature,duke mos e ditur çfare do te ofrojë e nesërmja.Një poezi disi e angazhuar politikisht është’Copa e bukës’Dritero Agolli nxjerr në dukje vlerat e bukës ,bazën e ushqimit tonë të përditshëm  e himnizon atë.Ai mendon se çdo syth I bukës nxjerr një klithmë,të një gruaje të ngratë,ose të një burri të tretur .Pasi tregon se sa mire, e sa rehat është ta kesh tryezën plot kthen kokën pas ,nga e shkuara e cila ishte një realitet I hidhur  krahasuar me të tashmen që ishte e dëshirueshme për të gjithë.Në këtë rast poezia e tij njehësohet  me rregullat tipike Realizmit Socialist.
Dritëro Agolli ka aftësinë që nëpërmjet veprës së tij të na jape elementë autobiografikë dhe personalë .Këtë gjë e dëshmon më së miri poezia ‘Udhëtoj me poetët’këtu ai tregon se vendi I tij I lindjes është Menkulasi ,në udhëtimin etij ai shoqërohet nga poetë të gjallë dhe të vdekur dhe trastën e ka plot me libra të tyre .Autori vazhdon njohjen me vende kakakteristike si Guri I cjapit që rri si shandan në kurriz të Moravës me burimet e zymta të Grapshit apo dhe Përroi I Maces .Autori na njeh dhe me këngëtarët e fshatit ,Alinë ,Rahimnë, ,Xhemalnë ,e Vilsonë .Këto vargje përvev funksionimit të njohjes me vendin e lindjes të autorit dhe personazheve kakakteristike të asaj zone na njeh dhe me disa probleme që e shqetësojnë autorin ,prandaj ai bën thirrje për dashuri universale dhe paqe dhe dashuri midis njerzve .Dritëro Agolli përfaqsohet denjësisht me poezine ‘Letra e nënës ‘kjo është një letër e shkruar nga nëna me shpirt për birin e saj ,ajo I lutet që të kthehet në shtëpi I jep porosi pë të atin dhe për veten .Nëna do të ishte shumë e lumtur sikur djali I saj tëmos ishte bërë poet  port ë kishte ndjekur hapat e të atit .Edhe kjo poezi parashtron elementë autobiografikë .
Dritëro Agolli është një gur I çmuar në letërsinë tonë,krijimtaria e tij nuk njeh kufij as në moshë as në produktivitet.Do të duhet shumë kohë përpara se të lindë dikush me këtë talent dhe aftësi krijuese kaq të rrallë.

Fatos Arapi është një poet me vlera të padiskutueshme .Vëllimet e tij poetike janë të shumta por pavarsisht sasis ai ka dhe cilësi .Ndër krijimet e tij me më pak vlerë mund të përmendim ato që I takojnë Realizmit Socialist ,temat janë të përgjithshme ,dhe ai I mëshon më shumë çështjeve të cilat kishin të bënin me realizimin e detyrave ndaj atdheut siç ishte puna e fshatarit në fushë apo e punëtorit në uzinë apo ,e atdheut ndaj individit ,siç ishte furnizimi me energji elektrike  apo plotësimit të nevojave të tjera të popullit .Krijime te tilla ‘I përkasim komunizmit ‘ apo ‘Antiburokratike’ Keto krijime nuk paraqesin as vlera dhe as interes në ditët e sotme kur shoqëria ka ndryshuar ,njerëzit kanë preference te tjera dhe dine ta vlerësojnë të bukurën.Siç e thamë krijimtaria e Fatos Arapit nuk mbaron me kaq ,ai  përfaqësohet me vepra  te tjera që mund ti lexosh me shumë kënaqësi sit ë tillë do të veçoja ;Ku shkoni ju statuja .Temat qe ka trajtuar ai ne kete cikël poezish janë të larmshme ; ai u ka kushtuar nje rë larmshme ; ai u ka kushtuar nje rëndësi te madhe ndjenjave dhe emocioneve të njeriut ;si dashuria,ndarja ,hipokrizia, zilia , ëndrrat njerezore etj .Në këtë cikël autori mbështetet edhe tek krijimet popullore  në poezi si ‘Moj e vogëla sa loti’’Aje brymë moj a je borë’.
Fatos Arapi nuk ka anashkaluar as ngjarje qe kanë shenjuar jetën e një populli si’Hiroshima’apo figura si ‘Vrasja e Pentesilesë’e cila ishte komandantja e amazonave që luftoi për të mbrojtur Trojën kundër grekëve ,ajo u vra nga dora e Akilit.
Fatos Arapi trajton me nje orgjinalitet  të pashoq poezinë ‘Endrra të mia’ai mendon se ëndrrat  kanë një peshë të madhe , ato janë aq të fuqishme sa mund të përkulin edhe peshkun e kurrizit të rruzullit tokësor ,këtu zbërthehet shume qartë ideja se nuk  bëhet fjalë për ëndrra të zakonshme të nje njeriu port ë një kombi të tërë.
Tek poezia’Hipokrizi ‘ai shpreh se kjo është një gjendje emocinale e neveritshme dhe vetëm ideja se ajo  mund te behet pjesë e jetës së tij I mban frymën ,duket sikur e bllokon.
Të njëjtën temë trajton edhe te poezia “Më njerëzore “ vargu i parë I kësaj poezie paraqitet në formën e nje lutjeje ose të një këshille : zili , behu me njerëzore … dihet qe zilija është nje ndienjë që shoqëron te gjithe njerzit pavarësisht se tek disa theksohet më shumë dhe tek te tjerë më pak . Ai është I vetëdijshëm se ne e ndeshim atë ne cdo moment , e përshëndësim , I japim dorën dhe këtë e konsideron thjesht si fat të njeriut . Autori vazhdon të ketë bindjen se kjo është një ndienjë që ecen e vetekenaqur dhe për më tepër do të ekzistoje përgjthnjë .
Një poezi që dallon nga të tjerat në këtë vëllim është “Po cfarë bëjnë ata atje “  Në këtë poezi shpaloset urretja ndaj zotave , perëndive por jo Zotit me te madhe si fjalë ne kuptimin e saj të parë , por ndaj atyre që sillen sit ë tillë e kane ne duar pushtetin apsolut .
Fatos Arapi pavaresisht gjuhës së pastër , krijimtaria e tij paraqet një lloj ndërlikimi sepse disa prej tyre janë të thjeshta dhe mund të zbërthehen qoftë edhe me një lexim , kurse disa të tjera kërkojnë një lloj formimi .
Në qofte se do të hiqnim një paralele midis Dritero Agollit dhe Fatos Arapit do te bazoheshim tek rendësia që I kushtojnë shpendeve si : dallëndyshja , mjellma apo pëllumbi , jane terma të cilët rimerren nga te dy autoret .
Një tjetër ngjashmeri vihet re në leksik midis Ismail Kadaresë dhe Fatos Arapit në përdorimin e fjalëve të tilla si : kristal , lot , mall . Fjalë karakteristike të leksikut të Arapit janë endërr , vdekje , jetë , dashuri lot , kristal , pikë loti dhe lulja e ullirit ose ndryshe simboli I paqes . Ndodh që te tre këta autore të mbeshteten tek I njëjti motiv e megjithatë ata janë secili të vecante në llojin e tyre , shprehin individualitetin e tyre edhe ne fund te këtij krijimi mund te pohojme me të njëjtën force se të tri keta autorë janë të paarritshëm dhe vlerat e tyre janë të pamohueshme .

No comments:

Post a Comment