PLANI I VEPRIMIT PER PERMIRESIMIN E SHERBIMIT TE TURIZMIT
Bashkia: POGRADEC
Sektori i Sherbimit: TURIZMI
TE PERGJITHSHME
Mbi Qytetitn
Qyteti i Pogradecit shtrihet buze liqenit të mrekullueshëm të Ohrit, 695 m mbi nivelin e detit. Panorama qe ofron qyteti eshte liqen, fushe, kodra e male te cilat jane ne nje harmoni te plote. Pogradeci njihet si qyteti i luleve dhe mikpritjes.
5 km larg, ndodhet Parku i Drilonit, i cili karakterizohet nga gjelbërim në çdo stinë dhe ujrat e ftohta, të kthjellëta dhe burimet që dalin nga rrëza e kodrave.
Në juglindje kufizohet nga Komuna e Buçimasit dhe në veri-perëndim nga Komuna e Hudënishtit.
Qyteti i Pogradecit ka rreth 39.220 banore (sipas evidencave te Zyres se Gjendjes Civile viti 2005). Popullsia e Pogradecit shtohet mesatarisht me 15.000 banore gjate periudhes se veres si rezultat i fluksit të turisteve (kryesisht vendas) , kthimit të studenteve dhe emigranteve.
Vihet re nje rritje e popullsise me 2 % çdo vit (Burimi nga ZGJC)
Qyteti është i organizuar në 5 ( pese ) njesi administrative ( lagje ).
Pogradeci ka mbi 3000 ndertesa të ndryshme, prej te cilave 270 pallate.
Qyteti numeron rreth 11480 familje, dhe rreth 12% e tyre jetojne jashte Shqiperise
Ekonomia:
Mbas viteve 1992 u nderpre ne pergjithesi i gjithe aktiviteti dhe u mbyllen rreth 80% e ndermarjeve ekzistuese. Nga viti ne vit banoret filluan te investojne ne drejtim te turizmit. Ne qytet u vu re nje fluks ndertimesh kryesisht banesa vetjake, hotele e restorante. Vitet e fundit nisur nga pozicioni gjeografik dhe nga percaktimet e bera nga disa studime per qytetaret pogradecare, u kthjellua vizioni i qytetit: ”Ardhmeria e qytetit dhe permiresimi i jetes se qytetareve do te realizohej nepermjet zhvillimit te turizmit“.
Objektet turistike u ndertuan brenda qytetit dhe pergjate bregut te liqenit te Ohrit.
Kapacitetet qe ofron Pogradeci brenda qytetit te tij sot jane:
- Numuri i shtreterve 800
- ---- subjekte hotelerike
- Gjithashtu edhe mjaft familje pogradecare ofrojne banesat e tyre per pushuesit por qe nuk ekziston asnje e dhene rreth numurit te tyre.
Jane investuar 2005-2006 rreth 5 milion Euro nga bizneset private :Kompleksi L,Fani,Rik Enkelana,Royal,rindertimi bar restrant 1 Maji
Nga Bashkia e qytetit gjate 2 viteve te fundit jane bere inevstime te cilat kane krijuar ne qytet panorama atraktive jo vetem per permiresimin e jetes se qytetareve, por dhe qe ndikojne direkt ne turizem:
- Rikonstruksioni i plote i parkut te qytetit drejt, nje parku te standartit te larte
- Nderhyrje me investime te vogla per mbrojtjen e mjedisit
- Permiresimi dhe plotesimi me ndriçim, vepra arti, vende rekreacioni
- Mediatizimi i qytetit ne kanalet Top Chanel. Alsat e Koha televizion
Aktivitetet kulturore lokale dhe nderkombetare e kane bere Pogradecin nje qytet me nje emer te njohur jo vetem ne Rajon por edhe me gjere.
Pogradeci ofron per pushuesit vlera muzeale:
- Mozaiket e Linit 22 km larg qytetit
- Ura e Golikut
- Varrezat Monumentale te Selces
- Lagja e burimave
- Parku i drilonit
- Kalaja e qytetit
- Etj
Shtrirja e sherbimit
Sherbimi qe ofron Pogradeci per pushuesit ndahet ne turizem hotelerik dhe familjar. Nderkohe qe DTRKS ka te dhena per turizmin hotelier, per ate familjar te dhenat jane shume te pakta, per mos thene te pastudiuara.
Ne turizmin hotelier:
Ne qytet jane: 12 hotele dhe kapacitetet e tyre jane te evidentuara. Sipas burimeve te MTKRS pervec hotel Enkelana asnje prej hoteleve nuk eshte i licensuar per njesi hotelerike. Lista e tyre eshte publikuar ne www.explorepogradec.com. Gjithashtu ka edhe dy web sid te tjera www.poradeci.com dhe www.pogradec.info Hotel Enkelana si i vetmi hotel i licensuar eshte futur ne projektin e programit EDEM “reservation online”
Pogradeci kryesisht vizitohet nga pushues vendas te perhershem te cilet tashme kane krijuar lidhjet me familjet pogradecare. Per pushuesit e huaj ne pergjithesia jane vizitore ditore ose per nje periudhe te shkurter.
Per vitin 2005 qyteti eshte vizituar nga afro 100 mije turiste vendas e te huaj (burimi i informacionit MRTKS, pikat doganore ne qytet, hotelet). Gjithashtu vitin e kaluar kane hyre 3000 turiste ditore si rezultat i bashkepunimit midis agjensive turistike maqedone (Oher) dhe Vila Art.
Llojet e aktiviteve te sherbimit qe ofrohen
Çdo subjekt hotelerik ka veçantine e vet. Ne pergjithesi te gjitha hotelet jane shume larg kerkesave te vizitoreve te huaj. Gjithashtu asnje prej tyre nuk organizon dite apo festa te vecanta per qytetaret, qofte kjo edhe ne sezonin e veres. Bashkia ne kete rast ka nje rol organizues dhe mbeshtetes ,por aktore jane perfaqesuesit e bisnesit hotelerik. Bashkepunimi midis subjekteve hotelerike dhe Bashksie ndihet ne ditet e festave lokale.
Ofertat qe ofron sherbimi hotelier nuk kane ndonje specifike te veçante. Pothuajse jane ne te njejtin nivel. Hotelet perpiqen te ofrojne me te miren per pushuesit por ne pergjithesi nuk ndryshojne shume nga njeri tjetri. Guzhina, cilesia e sherbimit dhe çmimet jane pak a shume mjaft te ngjashme. Vetem 30% e tyre ofrojne kushte suplementare sic jane parkimi. Gjithashtu asnje prej hoteleve nuk ofron paketa turistike
Sherbimi qe ofron Bashkia per to nuk eshte i drejtperdrejte, por aktiviteti i bashkise ne mbeshtetje te turizmit eshte i dukshem. Subjektet turistike qe perfitojne nga sherbimet publike jane 7 te cilet ndodhen brenda ne qytet. Investimet e bera gjate 2 viteve te fundit jane te orientuara drejt turizmit.
Nje mbeshtetje e madhe per zhvillimine turizmit nga ana e Bashkise ka qene publikimi i faqes se internetit, botimi i paketes turistike, publikimi ne revisten “Turizmi shqiptar”, spotet, emisionet dhe reportazhet ne media prestigjioze si dhe pjesemarrja e prezantimi i Pogradecit ne panaire brenda jashte vendit.
Mjete e Bashkise ne dispozicion per dhenien e sherbimit
Ne Bashkine e qytetit eshte krijuar DTRKS. Kjo zyre sherben si nje hallke lidhese midis bashksie dhe bisnesit hotelerik. Nga DTRKS jane pergatitur mjaft publikime dhe jane shfrytezuar te gjitha kontaktet per perfshirjen e stafeve te hoteleve ne trajnime dhe projekte te ndryshme. Botimi i paketes turistike, DVD, pjesemarrja ne panaire brenda e jashte vendit ka qene nje shtyse per bisnmesin hoteletik .
Roli i DTRKS eshte mbeshetes dhe rakordues. Pergjegjesia per permiresimin dhe zhvillimin e sherbimit eshte e vete subjekteve hotelerike.
Bashkia e qytetit me politikat e saj, investimet e realizuara ka ndikuar drejtperdrejt ne zhvillimin e turizmit. Pervec kesaj edhe organizimi i nje sere trajnimesh ne kuader te programeve te ndryshme ka ndikuar ndjeshem ne permiresimin e cilesise se sherbimit dhe menaxhimit te biznesit hotelerik.
Mundesite financiare
Nga viti ne vit bashkia i ka kushtuar nje vemendje te vecante pergatitjes se publikimeve e materialeve promovuese. Gjithashtu nje fond te konsiderueshem ze ne buxhetin e bashkise edhe realizimi i aktiviteteve kulturore gjate sezonit ruristik.
Ne politikat e Bashksie per plotesimin e imazht te qytetit si nje qytet turistik zene:
- Ndertimi i shtepise muze te lirikut te madh Lasgush Poradeci
- Rikonstruksioni i muzeut
- Publikimi i minienciklopedise per Pogradecin
- Vendosja e reklamave publicitare per qytetin
- Stenda me materiale promovuese per qytetyin
- Investime per permiresimin e infrastruktures
- Shtatorja e L.Poradecit (skulptor i Popullit M.Dhrami)
Ne buxhetin bashkise per vitin 2006 fondet jane ndare sipas tabeles:
¨ Zonat problematike me mungese sherbimi ose me sherbim ne gjendje te keqe
Duke analizuar situaten rreth vendodhjes se hoteleve panoramat jane te ndryshme. Hotelet ne qytet ne pergjithesi ndodhen ne qender te qytetit dhe ne periferi te tij ne fund te parkut qendror te qytetit. Hotelet qe ndodhen pergjate rruges nacionale ne te dyja drejtimet jane nen juridiksionin e komunave Bucimas e Hudenisht.
Megjithese kufizimet e energjise kane qene nje problem per gjithe zonen ne te gjitha hotelet nga pronatet jane marre masat per eliminimin e kerij problemi. Gjithashtu edhe sigurimi i ujit te pijshem.
Problemet te cilat i bejne sfide perpjekjeve te subjekteve hotelerike jane:
- Pengesa kryesore eshte mungesa e Planit Strategjik te Zhvillimit (ekziston nje, por te dhenat jane te vjeteruara)
- Infrastruktura e cila eshte mjaft e demtuar ne te gjitha rruget qe te cojne ne keto subjekte
- Derdhja e ujrave te zeza ne Liqen
- Problemet e shumta mjedisore (hekurudha, guroret, mungesa e gjelberimit te mjaftueshem)
- Konkurenca nga ana e qyteteve ne anen maqedone, Oher e Struge te cilet kane shume here me shume çfare tu opfrojne pushuesve.
- Antireklama qe behet ne mediat qendrore ne prag te cdo fillim sezoni veror
- Informacioni dhe publiciteti i paket i tyre
- Fonde te kufizuara te Bashksie se qytetit
- Mosvenia ne eficence e lundrimit turistik nga te dy palet
Brenda vetvetes:
- Ne pjesen me te madhe nuk kane menaxhere
- Nivel i ulet sherbimi ( mungojne kamariere, banakiere, recepsioniste dhe guzhiniere profesioniste)
- Niveli i ulet i komunikimit dhe bashkepunimit midis hoteleve
- Mungesa e reklamimit te hotelit ne media prestigjioze. Publiciteti realizohet vetem me flete palosje apo kartvizita te pronarit te lokalit.
Turizmi kulturor
- Shfrytezimi i monumenteve te kultures me vlera te jashtezakonshme arkeologjike vlen per te deshiruar
1. Mozaiku i Linit 220 m2 me i madhi i Ballkanit per periudhen binzantine shek.6-7 eshte i paekspozuar
2. Varrezat e Selces unikale ne te gjithe boten shek 4 para erse se re,mungon inf.rrugore per ti bere te vizitueshme
3. Ura e Golikut segmenti me i mrekullueshem i rruge Egnatia (infrastruktura)
Monumente te natyres
1. Guri i Kamjes
2. Liqenjte e Lukoves
3. Guri i Topit
4. Koka e gjarprit
5. Kanioni i Llenges
6. Burimi i Shkumbinit (uji i zi)
Turizmi familjar
- Mungese totale e numurit te familjeve qe ofrojne banesen e tyre per pushuesit
¨ Opinione te qytetareve lidhur me cilesine dhe shtrirjen e sherbimit mendojme qe ta kerkojme tek anketa qe USAID organizon ne Pogradec,ndersa me pushuesit do te jete anketa e pare qe do te bejme
¨ Mundesite per permiresimin e cilesise se ketij sherbimi
Nga viti ne vit eshte vene re rritja e investimeve ne territorin rreth subjektit. Por investimi qe behet per trajnimin e stafeve eshte ne nivel te ulet. Subjektet nuk tregojne interes ne trajnimet e organizuara nga programet (Rasti GTZ) . Vetem 6 prej subjekteve (16 nr. I teeftuarve) kane treguar interes ne seminaret dhe trejnimet e organizuara nga GTZ ne bashkepunim me bashkine ne kuader te projektit “Mbeshtetje per zhvillimin e bisnesit”.
¨ Ide per permiresimin e e metejshem te sherbimit
- Promocion
- Lehtesimi per te bere te arritshem Varrezat Monumentale te Selces dhe Mozaiket e Linit
- Identifikimi dhe strategjia per zhvillimin e turizmit familjar
Rradhisim te parin promocionin per arsyet e poshteshenuara:
- Fonde te kufizuara ne buxhet
- Interes i larte i te huajve
- Pjesemarrje ne panaire brenda e jashte vendit
- Sigurojme material te mjaftueshem dhe foto qe mundesojne publikime dinjitoze
- Staf i specializuar per tekstet turistike
PERMBLEDHJE INFORMACIONI E ANALIZE
Duke patur parasysh qe “TURIZMI” eshte nje industri me shume tipare te cilat perfshijne nje marredhenie komplekse midis shume bizneseve, organizatave dhe aktiviteteve,analiza e ketij sektori te rendesishem,pra dhe PROCESI I PLANIT TE PERMIRESIMIT TE TURIZMIT do te mbeshtetet ne pese komponente kyc te rajonit tone :
A.TERHEQJET TURISTIKE, NGJARJET DHE AKTIVITETET perfshijne tiparet natyrore dhe te bera nga dora e njeriut te Zones, te cilat jane me interes per turistet dhe perbejne arsyen(t) per te cilen ata vijne. Shembuj mund te jene dyqane unike, vende historike, muzeume, bukuri natyrore te vecanta, pervjetore, festivale, ngjarje sportive dhe kulturore, kuvende/konferenca si dhe pjesemarrje ne aktivitete te tjera.
B.MARKETINGU DHE PROMOVIMI I TURIZMIT ka te beje me ate se si individe ose grupe organizojne nje plan per te “shitur” turizmin potencial te zones. Kjo perfshin mjetet dhe metodat e perdorura per te terhequr turistet; reklamimet, drejtuesit e udhetimeve, artikuj revistash, broshura, harta, vidio, sinjalistika komerciale/promovuese, auto-drejtues udhetimesh dhe qender informacioni per vizitoret.
C.INFRASTRUKTURA TURISTIKE perfshin sherbimet baze komunale dhe lehtesirat e disponueshme per turistet gjate udhetimeve te tyre ne zonen tone, sic jane rruget, aeroportet, zonat e parkimit, sinjalistika, uji, elektriciteti dhe lehtesira argetimi qe perdoren per ngjarje dhe aktivitete. Megjithese turistet nuk paguajne direkt per keto lehtesira, nje mungese e tyre ose nje kualitet i dobet i infrastruktures mund te kufizoje kohen e qendrimit ose rikthimin serish ne zonene tone.
D.MIKPRITJA TURISTIKE (INFORMIMI DHE TRAJNIMI TURISTIK) i referohet se si turisteve u eshte sherbyer, si jane pritur dhe trajtuar nga stafi prites, menaxheret/operatoret dhe qytetaret ndersa ata jane duke vizituar zonen tone. Kjo percakton nese vizitoret kane pasur nje eksperience te kendshme dhe te kenaqshme dhe nese ata do te rikthehen serish apo do ju thone edhe te tjereve per nje vizite.
E.SHERBIME TE VOGLA TURISTIKE perfshijne te gjitha sherbimet qe plotesojne nevojat baze te turisteve ne zonen tone; hotele/motele/risorte, kampingje, restorante, dyqane, sherbime operatore/guida, etj. Perderisa turizmi eshte nje aktivitet ekonomik, suksesi i industrise se turizmit ne zonen tone, mund te percaktohet direkt duke matur te ardhurat vjetore te gjeneruara nga keto sherbime te vogla si rezultat i aktiviteteve turistike.
Segmentet e Pare te Tregut si me te rendesishmet per zhvillimin e turizmit ne zonen e Pogradecit jane:
o Vizita tek miqtë dhe te afermit
o Ekskursionistët ( nga juglindja e Shqiperise)
o Kampistët (Pushuesit), ( nje segment tregu qe konsiderohet te kete potencial te madh per vlerat natyrore te zones)
o Makinat private (turistet qe udhetojne permes Zones se Pogradecit per ne/nga bregdeti ne juglindje te Shqiperise ose Greqi permes Rruges Nacionale)
o Tregetaret e Pazarit (hapja e pazarit per te shitur produktet e tyre)
o Korani –peshk i vecante
o Cilesia e larte e veres/rakise te disponueshme ne zonen
LISTA E VLERAVE TURISTIKE SIPAS KOMPONENTEVE TE MESIPERM :
VLERAT
A.TËRHEQËSE TURISTIKE, NGJARJET DHE AKTIVITETET
VLERAT |
Bukuritë natyrore: · Liqeni I Ohrit Liqeni i Ohrit per nga vlerat qe ka eshtenen mbrojtjen e UNESCO-s. Origjina e tij tektonike, shumllojshmeria e 17 specieve qe rriten ne te dhe flora e pasu e bejne ate unikal per nga vlerat. · Flora dhe Fauna e pasur e rajonit Nder speciet e shumta qe e bejne te njohur Liqenin e Ohrit eshte Korani, belushka. Por ka edhe shume gjallesa te tjera qe rriten ne kete liqen. · Monumentet e natyrës,vlerat natyrore Monumentet natyrore jane Guri i Topit, Guri i kamjes, Parku i Driloni si dhe Liqenet e Lukoves. Pervec panoramave terheqese ata jane burime te mira per zhvillimin e turizmit. |
Klima: Klima ne Pogradec eshte mjaft e shendetshme. 300 dite me diell, ajri i paster, vere e fresket dhe dimer i bute e me bore. |
Zonat turistike (Driloni, lagja e vjeter e qytetit, parku i qytetit, Kalaja, Kataraket, Mozaiket e Linit, Ura e Golikut, Vorrezat Monumentale te Selces, Liqenet e Lukoves, Guri i Topit) |
Turizmi familjar: Mikpritja, miqesite e lidhura kohe me pare, ushqim tradicional, pije te prodhimit familjar vere e kuqe dhe e bardhe si dhe rakia e rrushit. |
Festat lokale: Dita e Liqenit ne 21 qershor 2006, Festa e veres ne javen e dyte te dhjetorit, 6 Janari dita e ujit te bekuar, festat historike, etj |
Kënga, Folku: (gojor/vokal, instrumental dhe koreografik) |
Vlerat artizanale: Punimet ne dru te mjeshtrit Llazi icka, Strudio Taso, prodhimet e dores qe gjenden ne dyqane ne qytet, |
Vlerat muzeale dhe etnografike (Objektet arkeologjike (Mozaiket e Linit, Vorrezat e Selces, Ura e Golikut )dhe etnografike) ne zonen e Pogradecit |
Bimët medicinale natyrore te shumellojshme |
Monumentet e kultures: kalaja e qytetit, Kisha “Ringjallja e Krishtit”, Kisha e Shen merise, 2 xhamite e qytetit |
Pozicioni gjeografik i favorshem drejt qyteteve turistike: Shume prane Maqedonise dhe pikes se kalimit doganor me Greqine |
Ndeshje sportive (Skuadra e futbollit “Ylli i Kuq”, stadium me 4500 vende, Kendi i lojrave me dore, Kompleksi Sportiv “Fani”, mundesi trajnimi) |
Ne qytet Kompelksi “FANI”ndodhet qendra e hodrimasazhit, salle force dhe trajtime te tjera per kujdesin ndaj lekures. |
Vendqendrime te kohës së komunizmit: Skluptuta e bariut e cila ndodhet ne parkun e qytetit si dhe bunkere te cilet gjenden pergjate bregut te liqenit. |
VLERAT
B.E MARKETIMIT DHE PROMOVIMIT TË TURIZMIT
VLERAT |
Qeverisja e mirë Lokale |
Guida Turistike per Pogradecin : Jane publikuar disa broshura, por me i plote eshte kapitulli per Pogradecin ne guiden e Qarkut. |
Zyra e Turizmit ne Bashki ka nje personel te nevojshem |
Fletë-palosje per qytetin kruyesisht nga OJF apo programe, broshura “Wonderful Pogradec’, paketa turistike, dosje, sete kartolinash. Botimi i fundit eshte albumni fotografik i A.Fezollari “Pejsazhi Pogradecar” |
Disa promovime nëpërmjet guidave turistike/flete-palosjeve: Pervec kontakteve te rastesishme dhe vizitave ne DTKRS Pogradeci eshte prezantuar ne Panairin e Londres si dhe ne ate te prishtines ne 8-11 maj 2006, si dhe ne netet pogradecare ne Danimarke. |
Promovim individual verbal |
Njerëzit që edukohen në shkollën profesionale kryesisht punesohen ne hotele ne qytet por pjesa dermuese largohen ne Tirane. |
TV lokal (ARV. SOT7) dhe televizioni kabllor INKUSAT |
Gazetat Kombetare (korrspeondent ) Kryesisht korrespodentet mbulojne Qarkun dhe ata jane nga Korça. Por ne Pogradec eshte korrespodenti i gazetes Shekulli. |
Gazeta lokale “Nositi” e perjaveshme me 16 flete |
TV Kombetare: Klan, TVSH gjithashtu mund te shikohet edhe TOP CHANNEL |
VLERAT
C.E INFRASTRUKTURËS TURISTIKE
VLERAT |
Energjia Elektrike 24 orë. |
Rrugë nacionale e asfaltuar qe kalon ne zonat me prioritet zhvillimin e turizmit dhe ne pjesen juglindore te Shqiperise |
Sherbim i mire i Telefonise celulare dhe fikse. Ne zona te caktuara hyn dhe rrjeti maqedon Mobimak |
Largimi i mbeturinave brenda Pogradecit |
Shërbimi bankar: Ne Pogradec ndodhen Raiffeisen Bank, BKT, Pro Credit Bank, Banka Popullore, Banka e Tiranes si dhe agjensia Western Union |
Shërbimi mjekesor (spital me ---- doktore, ----- infermiere, ---- farmaci, ----- dentiste) |
Shërbimi postar : Post telegraf, Skynet, DHL, Western Union |
Sinjali televiziv: I mire pasi perforcuesat e repetitoreve ndodhen ne qender te qytetit. |
Infrastruktura për ujin e pijshëm me financim te KFW eshte ne proces. |
Stadium me4500 vende vende dhe Infrastrukturë sportive: Pallati i sportit 750 vende |
Hotele me ambjente sportive: Vetem Kompleksi „Fani“ i cili ka salle force, fushe por minifuttboll, bilardo, ping – pong |
Institucionet kulturore ne Pogradec: Muzeu, Biblioteka “Mitrush Kuteli”, Pallati i Kultures “Lasgush Poradeci“ . Kinema „Poadeci“. Por gjithashtu ka edhe disa fusha minifutbolli. |
VLERAT
D.E MIKËPRITJES TURISTIKE (TRAJNIME PËR NDËRGJEGJËSIM DHE SHËRBIME)
VLERAT |
Qytetarë miqësorë |
Qytetarë të kulturuar dhe civilizuar |
Shërbim i civilizuar (kamariere qe pergatitetn nga shkolla rajonale profesionale ) |
Tolerante nga pikpamja raciale |
VLERAT
E.E SHËRBIMEVE TË VOGLA TURISTIKE
VLERAT |
Cilësia shumë e mirë e ushqimit, produkteve te disponueshme ne pazar dhe dyqanet. |
Restorante me cmim te arsyeshem |
Tregëtimi i verës dhe rakisë tradicionale (Rrush i cilesise se larte ne zonen Leshnice e Guras) |
Dyqanet e mishit: Servirin mish te fresket dhe gjenden neper qytet |
Tregu i fruta perimeve ofron cmime te mira e produkte vendase te fresketa |
Tregu blegtoral ofron shumllojshmeri artikujsh |
Egzistenca e minimarketeve |
Kafe-Bare moderne |
Pastiçeri: “Tushi”, “Enkelana” dhe “DANUBI” |
Vëndet çlodhëse (parqe, lulishte, baret e restorantet): Parku kryesor i qytetit i cili ndodhet pergjate bregut te Liqenit, parku i vilave dhe Driloni i cili ndodhet 5 km larg Pogradecit |
Rezervatet e peshkut: Ndodhetn ne fshatin Tushemisht. |
PROBLEMET
A.E TËRHEQJES TURISTIKE, NGJARJE DHE AKTIVITETE
PROBLEMET |
Legjislacion kombetar, rajonal jo inkurajues për zhvillimin e turizmit |
Mungesa e aktiviteteve, ngjarjeve me karakter kombëtar dhe rajonal |
Mosmirëmbajtja e monumenteve të kulturës/vlerave historike |
Prerja e paligjshme e pyjeve |
Demtime te faunës dhe florës duke shkelur edhe marreveshjet bilaterale |
PROBLEME
B.TË MARKETIMIT DHE PROMOVIMIT TË TURIZMIT
PROBLEMET |
Mungesa e një faqe interneti per zonen. Jane disa faqe www.explorepogradec.com www.pogradec.onfo dhe www.poradeci.com por informacioni i tyre rifreskohet me vonese. |
Promocion i kufizuar në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Madje ne cdo fillim sezoni problemet behen evidente dhe trajtohen negativisht nga media te caktuara |
Mungesa e guidave lokale dhe e guidave për çdo aset (verë, ushqim, raki etj) dhe kartolinave etj. |
Mungesa e bashkepunimeve promovuese me vendet turistike ne Shqiperi/ agjencitë e udhetimeve turistike |
Mungesa e sinjalistikes informuese ne vendet turistike |
Mungesa e një DVD për promovimin e vlerave turistike |
Mungesa e një kalendari vjetor të festave te zones(tradicionale, kulturore, fetare, historike,sportive etj) |
Mungesa e promovimit në gazeta kombetare/rajonale dhe ne TV kombëtar/rajonal () |
Nuk ka programe shkembimi experience midis shkollave |
PROBLEME
C.TË INFRASTRUKTURËS TURISTIKE
PROBLEMET |
Rruga nacionale eshte shume e ngushte dhe me kthesa |
Rrugët rurale,( lokale ) aktualisht jo të përshtatshme për arritjen në destinacionin egzistues potencial turistik |
Mungesa e ujit të pijshëm (24 orë) ne destinacionet turistike |
Lidhja e internetit shumë e dobët. Ekzistojne dy pika interneti ne qytet, sherbimi nepermjet Albtelekom edhe me ADSL dhe nje kompani private qe leshon sinjal te dekoduar me antena |
Sinjalistika rrugore eshte e kufizuar ne drejtimin vendeve turistike/sherbimeve |
PROBLEME
D.TË MIKPRITJES SË TURISTËVE
(TRAJNIME PËR NDËRGJEGJËSIM DHE SHËRBIME)
PROBLEMET |
Mungesa e gjuhëve të huaja tek personeli i shërbimit |
Staf menaxherial i pakualifikuar |
Ndërgjegjësimi i pakët i komunitetit për vlerat që ka rajoni |
Mungesa e shkollave profesionale për hoteleri-turizëm |
Kamarierë dhe recepsionistë të pakualifikuar |
Mungesa e ciceronëve të trajnuar |
PROBLEME
E.TË SHËRBIMEVE TË VOGLA TURISTIKE
PROBLEMET |
Informacion turistik I kufizuar, mungesa e dyqaneve/restoranteve ne fshatrat tradicionale ne Lin e tushemisht per te promovuar/reklamuar punimet e artizanatit, ushqimin dhe pijen. |
Mungesa e dyqaneve për promovimin dhe shitjen e produkteve lokale (punime artizanati, ushqime, pije etj) (Megjithese ekzistojne vetem 2 dyqane) |
Mungesa e kredive bankare afatgjatë, interest të ulët dhe pakufizim qe do te inkurajonte zhvillimin e sektorit privat, terheqjet turistike, ngjarjet, aktivitetet dhe sherbimet. |
Mungesa e një hoteli të madh per te akomoduar grupe te medha njerezish |
Mungesa e sistemeve të ngrohjes |
Mungesa e sherbimit me ushqime të shpejta në vendet strategjike |
Mungesa e Pab-eve (Orare te kufizuara) |
Mungesa e sistemeve të pagesës me kartë ne zonat turistike. |
Pese drejtimet me te rendesishme ku mendojme se mund te fokusohen OBJEKTIVAT NE FUSHEN E ZHVILLIMIT TE TURIZMIT jane:
1. PROMOVIMI I VLERAVE TE TURIZMIT NË PLAN LOKAL, RAJONAL, DHE NDËRKOMBËTAR.
2. NXITJA DHE ZHVILLIMI I TURIZMIT FAMILJAR DHE AGRO-TURIZMIT.
3. SIGURIMI I FURNIZIMIT ME UJË TË PIJSHËM PA NDËRPRERJE NË QËNDRAT DHE PIKAT TURISTIKE 24 ORË NË DITË
4. HARTIMI DHE ZBATIMI PROJEKTIT PER INSTALIMIN E SINJALISTIKES DREJTUESE DHE INFORMUESE TURISTIKE
5. HAPJA DHE NJOFTIMI I NJË FAQEJE INTERNETI TË ZONËS QË PËRMBAN VLERAT TURISTIKE, NGJARJET, AKTIVITETET DHE SHËRBIMET.
Niveli I Deshiruar I Sherbimit, Rezultatet dhe Indikatoret.
Rezultatet e Deshiruara | # | Indikatoret e rezultateve | Vlerat Baze 2006 | Objektivi 2007 | Fakt 2007 | Burimi Informacionit |
Qytet i Pogradecit i preferuar per vizitore e pushues | % e pushuesve qe vleresojne shume mire e mire pushimet ne PG % e pushuesve ne raport me numrin e banoreve te qytetit % e pushuesve te huaj ne raport me numrin e pushuesve % e pushuesve ne familje ne raport me pushuesit % e pushuesve qe qendrojne 3-7 dite ne qytet | 66 % 35% | Anketa Anketa | |||
Marketing dhe promovim te turizmit familjar | % e vendeve historike,kulturore e natyrore te perfshira ne burime informative brenda e jashte % e pushuesve qe pelqejne kuzhinen tradicionale % e pushuesve qe preferojne banesa private % e banesave private me infrastrukture te standarteve te larta turistike | 37% | Anketa “ | |||
Infrastrukture turistike ne nivele te larta | % e rrjetit tregetar qe tregeton e reklamon prodhime tradicionale(biznese te vogla e te mesme turistike) % e hoteleve qe kane reklamuar aktivitetin brenda e jashte venidt - me fletepalosje - me Web side, - ne media % e pushuesve qe jane orientuar nga materialet promovuese % e veprimtarive kulturore-artistike ne totalin e veprimtarive ne qytet qe mbeshtesin zhvillimin e turizmit % e pushuesve qe konsiderojne problem ne qytet - rruget - orientimi ne qytet drejt vlerave % e pushuesve qe kerkojne permiresim ne hotele · Cmimet · Infrastrukture argetuese · Qetesi ne hotel · Lehtesi orientimi ne qytet | 13 % 11,4 % 10,6 % 14,6 % 13,6 % 12,9 % 12,6 % | Anketa | |||
Sherbime bashkiake ne standarte te larta | % e mbeturinave te prodhuara nga njerezit ne zonen e plazhit % e siperfaqes se gjelberuar per banor % e siperfaqes se parqeve te standartit te larte ne totalin e siperfaqes se gjelberuar % e famljeve qe perfitojne largimin e mbeturinave % e siperfaqes qe perfiton sherbimin e pastrimit % e rrugeve kryesore te ndricuara % e rrugeve ne lagje te ndricuara % e hoteleve (ml) qe perfitojne largimin e mbeturinave % familjeve qe furnizohen me uje ___ore ne dite % e hoteleve te lidhur me rrjetin qe furnizon me uje __ore ne dite % e oreve mesatare te furnizimit me energji ne 24 ore te familjeve e hoteleve % e rrugeve te vleresuara me 1 % e trotuareve te vleresuara me 1 | 4,8% 28% 82% 87% 84 % 64% 20,5% 19% | TOR | |||
Investime ne infrastrukturen turistike | % e hoteleve qe investojne per zgjerim aktiviteti % e fondeve te investuara privatisht(donator-biznes) ne totalin e buxhetit te pavarur te Bashkise % e fondeve te Bashkise per promovimin e turizmit ne totalin e fondeve te veta te Bashkise % e kontributeve te OJF per promovimin e turizmit | |||||
Te ardhura me shume ne komunitet |
Indikatore te Tjere:
Percaktimi | Njesia | Vlera baze viti 2006 | Objektivi 2007 | Fakt 2007 | Burimi |
TE DHENAT (INPUTET): | |||||
Personeli ne Drejtorine e Turizmit | nr | 4 | Bashkia | ||
Kontribute te biznesit per permiresimin e ambjenteve akomoduese e shlodhese | Euro | 5 milion | Biznesi privat | ||
Shoqata e hoteliereve | |||||
PRODUKTI (OUTPUT): | |||||
Pushues gjate vitit ne Pogradec | 100.000 | DTKRS | |||
Nga keta : Pushues te huaj | |||||
Pushues ne Familje | |||||
Burime informacioni te vlerave | |||||
Historike | |||||
Kulturore | |||||
Natyrore | |||||
Vlera historike,kult,natyrore te reklamuara apo promovuara | |||||
Hotele ne gjithe zonen | |||||
Nga keta vetem ne Pogradec | |||||
Ml zone hotelesh qe largohen mbeturinat | |||||
Hotele qe zgjerojne aktivitetin (investojne) | |||||
Hotele me kuzhine tradicionale | |||||
Hotele qe reklamojne (promovojne)vehten | |||||
Banesa qe ofrojne pushues (me infrastrukture te pershtatshme) | |||||
Biznese me produkte tradicionale | 2 | 10 | Anketimi | ||
Informacion dhe publikime | 0 | 2 | |||
Aktivitete kulturore artistike | 3 | 6 | DTRKS | ||
Siperfaqe parku te standartit A | |||||
Rruge te klasifikuar me 1 | |||||
Trotuare te vleresuar me 1 | |||||
Ore furnizimi me uje ne sezon | |||||
Km rruge te ndricuara | |||||
Te ardhura mesatare nga pushuesit | |||||
Lek Kontribute te OJF per turizmin | |||||
EFICENCA: | |||||
Lek per pushues per promovimet |
Te dhena te pergjithshme
Emertimi | 2006 | 2007 | 2008 |
Banore gjithsej | 39460 | ||
Familje gjithsej | 11600 | ||
Biznese gjithsej | 1247 | ||
Banesa private gjithsej | |||
Siperfaqe e qytetit (ha) | 250 | ||
Vija bregliqenore e Pogradecit | |||
Hotele gjithsej | 25 | ||
Informacion Mbi Buxhetin per Sherbimin e Turizmit
Buxheti | _ / 01 / 2003 | __/01/2004 | __/01/2005 |
TE ARDHURAT | |||
Fonde per infrastrukturen | |||
- Nga buxheti qendror | |||
-Nga buxheti i pavarur | |||
- Nga vete bizneset | |||
Fonde per guida e publikime | |||
- Nga buxheti Bashkise | |||
- Nga donatore | |||
- Nga vete biznesi | |||
SHPENZIMET | |||
Publikimi i ....... | |||
II. Plan Veprimi
Objektivi per Rezultatet e Propozuara per Vitin 1 (2004), Vitin 2 (2005), vitin 3 (2006)
Evidentimi i problemeve qe ka bisnesi hotelerik.
Evidentimi i vleresimit te qytetareve per gjendjen e permiresuar te rrugeve (sipas anketes) nga X % ne Y %
Rritja e vleresimit te qytetareve per gjendjen e permiresuar te sherbimit (sipas anketes) nga X % ne Y %
Objektivi per Produktin e Propozuar per Vitin 2007
Krijimin e nje database per kapacitete turistike Dhoma e Tregetise,Intervistat individuale
ZTTaksave
Faqja e web side Nr, i subjekteve hotelerike
Mediatizimi i Pogradecit ne rang Rajonal , Nr. i spoteve ne media
Pergatitja dhe botimi i broshurave tusirtike, Tirazhi dhe cilesia e botimit ,Strategjia e shperndarjes
Kjo kerkon qe ne Urdheresen e KB te shtohet aneksi per turizmin familjar.
Njohja e vlerave kulturore dhe historike (Lin dhe Selce), Publikimet dhe kronikat teelvizive
Detyra. Identifikimi I detyrave qe do te kryhen nga grupi I punes. (Psh. Rishikimi I modelit te kontratave, pergatitja e nje raporti mbi rezultatet e anketes, rishperndarja e burimeve financiare sipas nevojave ne rruge dhe lagje te caktuara, paraqitja dhe mbrojtja e nje kerkese per keshillin bashkiak per me teper fonde per rruget, identifikimii burimeve te tjera financiare, si donatore ose organizma te tjera, mbledhja e te dhenave, pergatitja dhe paraqitja e nje rraporti per qeverine qendrore lidhur me gjendjen e rrugeve ne Korce, etj..)
Veprimet prioritare, Afatet dhe Pergjegjesite. Riparaqitja e detyrave te percaktuara me siper, listo veprimet kryesore, afatet per realizimin e tyre dhe percaktimi I personelit qe do te merret me realizimin e tyre.raeing on the tasks outlined in the previous section, list major actions, a deadline, and staff assignments.
CFARE | KUR | KUSH |
Ide per Komunikimin me Publikun
Raport mbi Performancen (realizimin) Faktik dhe ate te Synuar
Sherbimi: Rruget
Rezultatet e Synuara (p.sh., rritja e vleresimit te qytetareve per gjendjen e permiresuar te siperfaqes se rrugeve nga X % ne Y % deri ne janar 2005):
1)
2)
Matja / percaktimi I Rezultateve | Vlera baze 2003 | Objektivi 2004 | Fakt 2004 | Permiresime / ndryshime | Objektivi 2005 | Objektivi 2006 |
No comments:
Post a Comment