Detyra Kursi do publikohen dhe ne ditet ne vijim.

Do ndjehemi shume te respektuar kur ju kerkoni ndihmen tone per keto detyra kursi.

Friday, April 27, 2012

Zbulohet në Shqipëri ferma më e hershme në Europë reth 6500 vjet pes.



zbulimi i nje prej zonave me te hershme bujqesore ne Europe qe perdorej per zbutjen e kafsheve shtepiake, u raportua nga Susan Allen, Profesor ne Universitetin e Cincinnati (UC) Departamenti i Antropologjise dhe Ilirjan Gjipali i institutit te Arkeologjise Shqiptare ne webfaqen e UC me 16 Prill 2012. 
Hulumtimi do te prezantohet ne daten 20 Prill ne takimin vjetor te Shoqates Amerikane per Arkeologjine (MSA).
Vashtëmi, i ciligjendet ne Shqiperine juglindore, eshte nje nga vendbanimet me te lashta te periudhes neolitike te hershme e zbuluar ndonjehere ne gjithe Europen dhe daton reth 6500 vjet pes.
Deshmite nga vendi i germuar tregojne se fermeret shqiptare kultivonin grure dhe elb. Gjithashtu ata jane marre me rritjen e derrave, deleve e dheneve te cilat jane marre nga fusha te tjera ne afersi te zones.
Deshmite arkeologjike te zbuluara deri tani deshmojne per disponueshmerine e burimeve te tjera te ushqimit si drere,derra te eger, peshku si dhe burimet ujore ishin faktor kryesor ne epoken e hershme neolitike ne Shqiperi. fermat ishin ne fillimet e tyre dhe nuk konsideroheshin si faktor kryesor per zgjedhjen e nje vendbanimi, nga shqiptaret e periudhes se neolitit te hershem, por natyra e begate i permiresoi se tepermi aftesite e ketyre fermereve te pare europiane.
Ky eshte zbulimi i pare i ketij lloji ne Shqiperi. Zbulimi i be si pasoje e bashkepunimit ndermjet shkencetareve nga Spanja, Franca, Shqiperia, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara nen patronazhin e “Southern Albania Neolithic Archaeological Project” (SANAP).

No comments:

Post a Comment