Eqerem Çabej shenjtori apo djalli i gjuhës shqipe .
Është pranuar se gjuha është një organizëm i gjallë
e në këtë mbështetje të këtij konstatimi është vërejtur dukuria e lindjes së një
gjuhe apo vdekja e një tjetre.
Në këtë kontekst njihen shumë gjuhë të vdekura.
Por, përkundër konstatimit se gjuha është një organizëm i gjallë ajo pothuaj
nuk studiohet si e tillë. Por, çdo gjuhë që bën jetën e saj ashtu si ka lindjen
ka edhe foshnjërinë, rininë, mesjetën dhe pjekurinë e saj. Gjithashtu gjuha ka dhe historinë e saj që është
e mbushur me sfida, suksese, sëmundje, “martesa”, shkesi, dashuri, dështime,
fatkeqësi, çaste “lumturie” etj. Ashtu si të gjitha qëniet e gjalla edhe gjuhët
i nënshtrohen luftës për ekzistencë, për rritje e zhvillim. Përveç se gjuhët
janë organizma të gjalla, ato kanë edhe jetën e tyre shoqërore, nga e cila
varet qënësia e tyre. Disa gjuhë mund të quhen se kanë bërë apo bëjnë karrierë,
disa të tjera mund të quhen të famshme e disa të tjerave mund të mos u njihen
meritat, aftësitë, potencialet, bujaria apo ajo çka u kanë dhënë simotrave apo
bijave të tyre. Duket se në grupin e fundit futet gjuha jonë shqipe.
Para disa muajsh, shkrimtari i shquar Ismail
Kadare, shprehu një konstatim të tij për gjuhën shqipe, duke deklaruar se “shqipja është një ndër dhjetë gjuhët
themeluese të Evropës, por këtë gjuhëtarët nuk e thonë”. Në fakt, kjo thënie
e tij u emetua në kanale televizive si lajm. Për kohën e sotme ajo përbën një
“çudi”. Askush nga gjuhëtarët e sotëm, përveç Petro Zhejit, nuk thotë apo shkruan
diku diçka të tillë.
Në fakt qëndrimi ndaj kësaj çështje në gjuhësinë
shqiptare ngërthen dy epoka, atë të Rilindjes Kombëtare dhe atë të
periudhës së komunizmit dhe post tij që është e dominuar nga qëndrimi i prof.
dr. Eqerem Çabej dhe kësisoj mund ta quajmë edhe epoka Çabejane. Të dyja këto epoka
i ndan qëndrimi që mbahet ndaj vjetërsisë dhe prejardhjes së shqipes. Ndërsa
rilindasit e ndritur i mëshojnë idesë se gjuha jonë është më e vjetra nga gjithë
gjuhët europiane, të dytët jo vetëm që i anatemojnë rilindasit për këtë çështje,
por edhe kanë bërë një punë të madhe për të vërtetuar të kundërtet e asaj çka
thonin ata. Kurrkund në tekstet e gjuhësisë së sotme nuk shkruhet se gjuha jonë
ka pjellë greqishten e latinishten apo është gjuha më e vjetër indoeuropiane.
Vendin e kësaj ideje të rilindasve e ka zënë ironia ndaj tyre dhe përpjekja për
zvetënimin pa fund të shqipes.
E them këtë të fundit, sepse gjuhësia e sotme
zyrtare shqiptare i qëndron stoike veprës së Çabejit “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, që në të vërtetë është
vepra më joshkencore dhe ajo që i ka sjellë dëmin më të madh vetë gjuhës
shqipe.
E keqja nuk është thjesht qëndrimi dhe shpjegimi
joshkencor që i bën Çabej gjuhës shqipe (sipas tij) nga gjuhët e tjera, por ajo
që vepra e tij ka shërbyer dhe shërben ende si platformë e si metodikë në gjuhësinë
e sotme. Vepra e Çabejit “Studime
etimologjike në fushë të shqipes” quhet si një arritje e madhe në trashëgimninë
shkencore linguistike të lëmit të albanologjisë, pavarësisht se kjo vepër jo
vetëm që nuk sjell ndonjë gjë të re në këtë fushë, por në vetvete mund të quhet
vepra më djallëzore që mund të ketë nxjerrë a botuar dikush kundër gjuhës
shqipe. E them “djallëzore” ngase ajo trumbetohet si vepra më e madhe shkencore
për gjuhën shqipe dhe në fakt, për ata që e kanë lexuar, mund të kuptojnë se
ajo në të vërtetë nuk ka fare bosht shkencor dhe se qëllimi final i autorit ka
qenë që t’u imponojë shqipfolësve se gjuha që flasin ata, në masën më të madhe
të leksikut, nuk është e tyre por e serbëve, bullgarëve, grekërve, latinëve
etj., etj., dhe këtë e ka mbështetur në pseudoshkencë. Teoria e tij vazhdon të
dominojë gjuhësinë e sotme shqiptare zyrtare dhe si duket kjo është arsyeja që
sipas Kadaresë “...gjuhëtarët e sotëm
shqiptarë këtë nuk e thonë”. Një pjesë e konsiderueshme e gjuhëtarëve të
sotëm janë mbështetur te vepra dhe teoria e Çabejit dhe duke qenë në krye të
gjuhësisë zyrtare janë bërë njëkohësisht një pengesë serioze për lëvrimin
shkencor të shqipes. Vepra në fjalë e Çabejit mund të quhet plotësisht djallëzore,
pasi ajo ka arritur në të vërtetë të ndajë masën e madhe të gjuhëtarëve
shqiptarë nga gjuha shqipe e t’u imponohet atyre e ti drejtojë në kahjen më të
pavolitshme e të dëmshme për gjuhën shqipe. Opinioni i Çabejit është përgjegjës
për frenimin e shkencës gjuhësore shqiptare dhe në një masë të madhe të
albanologjisë. Përvijimi joshkencor i etimologjisë dhe morfologjisë së sotme
shqiptare vazhdon të përforcohet nga ndjekësit e vazhduesit e devotshëm të E.
Çabejit. Kështu prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, njëkohësisht akademik, në një
leksion të tij për studentët e gjuhësisë në Universitetin “F. S. Noli” të Korçës
në amfiteatrin e mbushur plot, tregoi se ka qenë dhjetë vjet bashkëpuntor i E.
Çabejit dhe deklaroi se: “Unë mund të
flak veprat e mia, mund të flak diplomën time, por ato dhjetë vjet që kam qenë
bashkëpunëtor i Çabejit nuk i këmbej me asgjë!”. Ai njëkohësisht i quajti
dy profesorët e tij Çabejin dhe Selman Rizën si kollosë të gjuhësisë shqiptare.
Në fund të ligjëratës ai iu drejtua auditorit dhe
na ftoi për t’i bërë ndonjë pyetje. Nuk mund ta humbja rastin dhe i drejtova
profesor Shkurtajt pyetjet. Pyetja e parë ishte: “Si shpjegohet profesor që ju na flisni për kollosë të gjuhës shqipe si
E. Çabej dhe ky i fundit nuk arriti të shpjegojë dot kurrë pse gjuha jonë quhet
shqip, pse vendi ynë është quajtur Arbëri, ç’do me thënë Iliri, Dardani?”.
Përgjigja e profesor Shkurtajt ishte një heshtje e tejzgjatur dhe si për ta
nxjerrë nga situata i kërkova t’i bëj një pyetje të dytë, të cilën e formulova
kështu: “I nderuar profesor, ju na folët
me superlativa për dy profesorët tuaj, Çabejin dhe Rizën dhe mesa di unë,
profesor Riza kishte kundërshtime parimore për studimet etimologjike të Çabejit
e në këtë kontekst do të donim të dinim se ç’qëndrim mbani ju për këtë çështje
dhe kë do të mbështesnit prej dy profesorëve tuaj?”. Por edhe pyetja ime e
dytë pati fatin e së parës dhe mbasi respektova heshtjen e përsëritur, iu
drejtova profesorit t’i bëja pyetjen e tretë. Por, ai, si për të mos prishur
heshtjen e tij, i ngriti të dyja duart në formë “T-je” dhe me dy-tri harkime të
dorës së djathtë më la të kuptoja se në të dy do të diskutonim veças. Dhe kështu
ndodhi dhe në fund të orës ne u takuam dhe mbasi më njohu disi, iu luta t’i
hidhte një sy një studimit tim për gjuhën shqipe dhe nëse ishte e mundur të më
bënte ndonjë vërejtje. Profesori e pranoi me kënaqësi dhe më dha fjalën që të
nesërmen do diskutonim për të. Në fakt, në studimin që i dhashë, kam dhënë
mendime konkrete për çështje të tilla si: pse gjuha jonë quhet shqipe,
etimologjitë e fjalëve Iliri, Arbëri, Dardani etj. E nesërmja erdhi bashkë me
merakun tim të rritur se si do e priste profesori studimin tim. Të nesërmen u
takuam dhe ai mu duk më tepër se i ftohtë. Sa me thënë më ktheu përshëndetjen e
mëngjesit. Kur e pyeta nëse kishte ndonjë vërejtje për studimin, ai mu përgjigj:
“E lexova, por unë nuk jam i kësaj fushe”.
Ndërkaq, i habitur i them: “Profesor, unë
për gjuhësi kam shkruar dhe me sa di unë ju jeni nga kryesorët në këtë fushë”.
“Po, - më tha ai, - por, shkrimi është
shumë i specializuar”. E kuptova. Ai nuk donte të bënte ndonjë koment për të
mos i hyrë diskutimit. E falenderova dhe u ndamë. Por, mbas një muaji,
profesori ma kthen studimin më anë të dikujt tjetër, ndërkohë që ishte aty, dhe
në krye të tij kish bërë një shënim: “Janë
probleme të thella e të vështira këto, prandaj duhet të formohesh edhe më tej,
pastaj të ndërmarrësh studime të tilla”.
Çudi! Për profesorin para një muaji studimi në
fjalë ishtë “shumë i specializuar” dhe s’mund të jepte mendim, ndërsa një muaj
më vonë ai e këshillon “specialistin” e shkrimit të “shumë të specializuar” se duhet
të formohet njëherë, pastaj të ndërmarrë studime të tilla!!
Kësisoj, me sa duket, në shkollat ku jepet gjuhësi
nuk mund të diskutosh për asnjë çështje. Gjuhësia nuk studiohet më si shkencë
por si dogmë. Çdo kush që vë në dyshim veprën e Çabejit dhe të pasuesve të tij
i duhen mbyllur dyert.
Shumë teori janë quajtur shkencore, por historia
ka treguar se kanë rënë poshtë dhe shkenca ka nxjerrë të tjera, pra, shkenca
pranon dyshimin, diskutimin e debatin, gjëra që s’pranohen nëpër besime të çdo
lloji. Kështu askush s’mund ta verë në dyshim Biblën apo Kuranin përndryshe nuk
do të quhej besimtar. Kështu është kthyer edhe gjuhësia shqiptare, duke
ndrydhur dhunshëm vetë gjuhën shqipe. Gjuhëtarët e sotëm e kanë parcelizuar dhe
privatizuar gjuhësinë dhe ashtu si arinjtë që gërvishtin trungjet e pemëve për
të vënë sinorët për të tjerët, ashtu edhe ata kanë vënë kufij në gjuhësinë
shqiptare. Brenda kufijve të përcaktuar prej tyre, je i papranueshëm, i pavlerë,
pavarësisht se çfarë mund të sjellësh.
Piramida kryesore nën hijen e së cilës gjallojnë
dhe vegjetojnë shumica e kupolës së gjuhësisë së sotme shqiptare zyrtare është
piramida e Eqerem Çabejit. Kultin e tij vazhdojnë ta ngrejnë ende dhe të
kujdesen për të. Pothuaj askush s’i ka bërë një kritikë shkencore veprës së tij
dhe e trajtojnë atë si libër të shenjtë që s’duhet anatemuar.
Vepra e tij joshkencore nuk mund t’i përshtatet plotësisht këtij
karakterizimi, sepse më drejt mund të quhet djallëzore. Mund të quhet kështu se,
nëse ai quhet si gjuhëtari më i madh i gjuhësisë shqiptare, atëherë ai në
studimet e tij nuk kish si të anashkalonte sikur të mos ekzistonin fare shumë
elementë të fjalëformimit të leksikut shqip e për rrjedhojë ka bërë shtrembërimin
më të madh gjuhësor të kësaj gjuhe. Realisht ai ka bërë një punë titanike për
rrënimin e shqipes. Por, dëmi më i madh është kasta sunduese e gjuhësisë
zyrtare shqiptare që është ngjizur që në kohë të tij dhe vazhdon frymën dhe punën
e tij. Duket se gjuhësia dhe albanologjia shqiptare nuk mund të bëjnë çap përpara
pa u ndarë nga Eqerem Çabeji. Nëse dikush do t’i vinte vetes qëllim për të
luftuar gjuhën shqipe, ai kurrë nuk do ta bënte më mirë se ç’e ka bërë Çabej.
Ai është vetë Djalli i gjuhës shqipe, që na e shfaqin si engjëll.
Vepra e tij “ Studime
etimologjike në fushë të shqipes” është helmi më i sofistikueshëm që ai ia
ka injektuar si qetësues gjuhës sonë amtare. Ka shumë të tjerë që kujdesen që
ky helm ta bëjë mirë punën e tij. Kasta e atyre që mbajnë dhe ushqejnë mitin e
E. Çabejit është e ngjashme me kastën e byroistëve të rregjimit komunist
shqiptar, që i rrëzoi përtokë si kërpusha tymi i demokracisë i filim viteve
’90.
Por si mund të ndodhë që të kenë mbaruar me
dhjetra mijëra vetë shkollat e gjuhësisë dhe kurrkujt të mos i bjerë në sy
vepra monstruoze e Çabejit? Këto pyetje mund t’i bëjë cilido që lexon këto radhë
dhe me të drejtë. Për realizimin e skemës Çabejane, vetë Çabeji dhe vazhduesit
e tij mbështeten në këta elementë:
- Gjuhësia të
studiohet si dogmë dhe në pamje të ketë përdukje shkencore.
- Gjuhës
shqipe të mos i studiohet morfologjia e saj, por në vend të saj të jetë një
përshtatje e një morfologjie të huaj dhe kjo të paraqitet si e shqipes e në
këtë mënyrë të mos ndodhë studimi i morfologjisë së shqipes me kritere
shkencore të vërteta.
- Në
institutet e gjuhësisë dhe në çdo shkollë gjuhësie të mos studiohet
absolutisht etimologji. Vetë studimi i lëndës së etimologjisë do të sillte
pështjellim për kastën e sotme të gjuhësisë. Etimologjia si lëndë nga më
kryesoret e shkencës së gjuhësisë nuk është futur në program. Çdo studenti
i privohet e drejta dhe mundësia për të studiuar në shkollë etimologjinë e
gjuhës së tij shqipe.
- Gegërishtja,
ky dialekt natyral që përshfaq gjuhën shqipe në dimension mitik,
origjinal, përfaqësues dhe të pakrahasueshëm për mundësitë reale që mund
t’i ofrojë çdo studenti apo studiuesi për të kuptuar dhe hulumtuar shqipen
në tërësi dhe një pjesë të madhe të gjuhëve indoeuropiane, u mohohet në
shkollat shqiptare. Ajo, gegërishtja, vetëm sa me la gojën preket në
dialektologji. Bile dhe aty nuk jepen të plota as veçoritë dalluese të
dialekteve të shqipes. Ndërsa për etimologjinë e fjalës gegërisht pranojnë
të gjithë që duhet të vijë prej
gjegjem (përgjigjem). Pra, gjuhë në të cilën njeriu gjegjet. Nuk u bën
aspak përshtypje se fjala gegërisht e ndarë në formën e g-egër-isht duhet
të korrespodojë me gj-egër – isht ku egër
tregon se bëhet fjala për gjuhën e egër ose e thënë ndryshe të parën. Pra,
ashtu si në botën e florës apo të faunës njeriu përzgjodhi dhe zbuti e
kultivoi speciet e egra për t’i bërë të buta.
Koncepti egër në mes të fjalës gegërisht
tregon pikërisht këtë dhe pikërisht prej g-egër-ishtes kanë marrë jetë shumë
gjuhë të kultivuara. Gegërishtja në vetvete përmban të ngjizur gjenetikën e
gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera dhe në të ardhmen do të jetë një
botë e pasur për t’u eksploruar dhe për të nxjerrë ligjësitë e gjuhës. Gegërishtja
shfaq më qartë e në formën e tyre natyrale morfemat embrionale të gjuhës sonë. Janë pikërisht këto
morfema embrionale të shfaqura me qartësi në gegërisht që kanë krijuar morfemën
klasike të shumë gjuhëve indoeuropiane. (Për këtë çështje do flasim në një
studim tjetër).
Dhunimi i shqipes
Në fakt shqipja si gjuhë ka qenë për shumë kohë një
gjuhë e dhunuar, por dhunimi i saj është i karkterizuar nga forma, mënyra, qëllimet
dhe se në cilën pjesë të gjuhës është ushtruar ky dhunim. Dihet se para
Shpalljes së Pavarësisë të shtetit shqiptar, gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë
zyrtare dhe për një kohë të gjatë ajo ka patur statusin e një “gjuhe të mallkuar”. Ka qenë një periudhë
që ajo u ndalohej dhe u mohohej në tërësi shqiptarëve zyrtarisht. Por, ky lloj
dhunimi përbënte dhunimin nga jashtë ndaj gjuhës, ndërsa në brendësi ajo
zhvillonte jetën e vet natyrale konform ligjësive gjuhësore. Në kohën e Rilindjes
Kombëtare, vetë rilindasit, këta njerëz të ndritur, ideuan se gjuha jonë i ka
shoqet e rralla në botë dhe është ajo që ka pjellë greqishten dhe latinishten.
Por, rilindasit nuk i mbështetën në studime përkatëse idetë e tyre, për t’i vërtetuar
realisht ato dhe kjo mungesë (e cila mund të realizohet në ditët e sotme dhe që
mund të quhet se ka filluar bindshëm me veprat madhore të Petro Zhejit “Shqipja dhe sanskritishtja”) bëri që ata
të anatemohen nga gjuhëtarët e periudheës Çabejane.
Eqerem Çabej Kryedhunuesi i shqipes
Me Eqerem Çabejin nis dhe periudha e dhunimit nga
brenda ndaj gjuhës shqipe. Ai ka përgjegjësinë e madhe që me veprën e tij
voluminoze, që është quajtur dhe “vepra e
jetës së tij”, i ka futur sëmundjen e madhe në formën e një virusi tepër të
rrezikshëm gjuhës. Në fakt, vepra e tij e kundruar me qetësi e logjikë, përbën
të parën platformë të ndërtuar djallëzisht, për të shkatërruar gjuhën shqipe.
Deri më sot kjo platformë ia ka arritur ta frenojë
gjuhën tonë, ta poshtërojë atë dhe ka krijuar bindjen në shumicën e atyre që
merren me gjuhësi, se gjuha jona s’është e jona. Dhe deri sa s’kemi gjuhën tonë
sipas Çabejit rrjedhimisht vihet në dyshim dhe atdheu ynë.
Në veprën e tij “Elemente të gjuhësisë e të letërsisë shqipe” ai jep konkluzionin se
“Çështja e origjinës së gjuhës shqipe mbetet ende një problem i
pazgjidhur” dhe “...mbasi s’dihet
origjina e gjuhës shqipe, s’dihet as origjina e shqiptarëve”.
Më konkretisht, për qartësi të lexuesve, le të
japim disa shembuj, të cilët tregojnë haptazi se si ka vepruar E. Çabej për të
bërë manipulimin e madh, për të fshehur të vërtetën e gjuhës shqipe. Në mbështetje
të thënies sime se ai nuk merr në konsideratë në shpjegimet e tij etimologjike
asnjë folje të shqipes, gjë që duket në të gjithë veprën e tij, le të shohim
disa raste fjalësh, ku ato (fjalët) kanë prejardhje prejfoljore dhe e nisim me
foljen ndaj, me nda.
Çabeji as që na jep ndonjë shpjegim për foljen ndaj në etimologjnë e tij. Ai
shpjegon vetëm fjalën ndaj si parafjalë apo ndajfolje dhe nuk i qaset
absolutisht ta shpjegojë si folje. Në një grup fjalësh të shqipes që po jap më
poshtë e që janë me prejardhje foljore nga folja ndaj e shqipes, le të bëjmë krahasimin me shpjegimet që ka
dhënë Çabej për disa prej tyre. Ne këtu po marrim në konsideratë fjalët: ndaj, darkë, damar, dardhë,
dardani, dasëm, dorë, damka, dasëm (darsmë),
dallgë, dallamangë, dallëndyshe, (dorovis), delfin,
dëm (dam).
Folja ndaj (nda, da, dam,
ndar, ndan) etimologjikisht është e përngjitur prej
n-d-a ku n - është parafjala në,
d - është numërori dy dhe a - është folja asht,
është. Pra, kemi nda = n-d-a = në – dy - asht. Kështu, shpesh në bashkëlidhjet
e hundorësisë në gjuhën shqipe si mb,
nd, ngj, gjithmonë kemi rënie të zanores që pason hundoret m, n, nj, në
të gjitha bashkëlidhjet që janë në fjalëformimet e gjuhës sonë. Por, shpesh
folja ndaj përdoret në variantin geg si da
(p.sh. i ka da flokët m’dysh). Pra,
kemi një aferezë të hundores n
dhe kësisoj dhëmborja d në përbërje
të shumë fjalëve përfaqëson foljen ndaj
(nda, da). E kështu fjalët e sipërpërmendura
përkatësisht dhe etimologjikisht shpjegohen prej kësaj folje dhe janë
prejfoljore të familjes së fjalëve, që krijon folja ndaj (nda, da dam).
Le të shohim shkurt etimologjinë e tyre.
-Darkë, darka f. – Për këtë fjalë të shqipes mund të themi se pasqyron një fenomen natyror.
Siç dihet darka është periudha kohore
apo kohprekja e ditës me natën ose ajo pjesë e kohës ku ndahet dita me natën,
pra ajo, darka në vetvete është ndarka
e ditës me natën. E si rrjedhim ndarka
ka dhënë darka.
-Dardhë f. Këtë
fjalë mund ta rradhisim në familjen e fjalëformimeve prej foljes ndaj (da) për arsyen e thjeshtë se dardha, si frut, ka një formë të tillë
që ka dy të fryra. Ajo nuk është si fruti i mollës apo si frutat e agrumeve. Vëtë
forma e frutit e ndarë në dy të fryra i ka dhënë emrin kësaj specie. Kështu
dardhë duhet të vijë prej dard dhe më tej do të thoshim se dard vjen prej (n)dar – d(dy), pra prej ndardy.
- Dardani, Dardanele. Janë dy toponime që dallueshëm janë tepër
të ngjashme dhe duket se kjo ngjashmëri është e lidhur me praninë në të dy
toponimet e foljes ndaj (nda).
Për fjalën Dardani mund të themi se nga burimet historike zemrën e Dardanisë
antike sot e përbën Kosova. Siç dihet, Kosova është e përbërë nga dy rrafshe:
Rrafshi i Dukagjinit dhe Fushë Kosova. Pra, kemi një ndarje në dy rrfashe, në dy anë e për
rrjedhim Dardani do të thotë (n)dar-dy-ani, që
jep dar-d-ani dhe dardani. Edhe nga vështrimi
gjeografik, etnografik e folklorik Kosova (Dradania) ndahet në dy rrafshe e
krahina të mëdha etnografike: Fushë Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit. Pra, ajo
ka dy anë të ndara. Interesant është fakti se
edhe ujërat e Kosovës derdhen në dy dete e përkatësisht 67% e tyre dalin në
Detin Mesdhe (Drini i Bardhë, Lepenci nëpërmjet Vardarit dhe Morava e Binçit)
dhe 33% në Detin e Zi (Ibri nëpërmjet Moravës Jugore e Danubit).
Për analogji etimologjike e toponimike
kemi dhe fjalën Dardanele, e cila është një fjalë toponimike që emërton
ngushticën në fjalë dhe që gjeografikisht është kufiri tokësor që ndan dy detet
më të mëdhenj të Europës: Detin Mesdhe me Detin e Zi. Pra, Dardanele do të thotë (n)dar d(y) (a)n e le,
ku (y) ka pësuar aferezë dhe e le ka kuptimin që të le (të lejon) të kalosh. Kjo etimologji mund të quhet e motivuar plotësisht
prej gjuhës shqipe. (E. Çabej fjalën Dardani e sjell të prejardhur prej fjalës
dardhë. Mos vallë sipas tij edhe në Dardanele kultivoheshin dardhë?!!).
-
Damar m. Kjo fjalë emërton një rrem apo vijë në gur apo
mermer. Dihet se ata që merren me punimin e gurit, zakonisht për të mos
harxhuar shumë energji për thyerjen e tij, i gjejnë damarin dhe e godasi pikërisht
aty me çekan apo vare. Në atë vijë që quhet damar, guri ndahet lehtësisht dhe
si duket kjo rremë apo vijë në gur, e cila lejon që ky të marrë ndarje lehtëisht
është quajtur damar prej
(n)da-marr (merr). Pra,
është vendi i shenjuar ku merr
me u (n)da guri apo mermeri.
-
Dasëm f. Nga pikëpamja sociolinguistike dasma është një
event që shënon krijimin e një familje të re dhe njëkohësisht kjo shënon edhe
ndarjen nga “qeliza mëmë” dhe zënien
apo krijimin e një “qelize” të re,
pra të një familje të re. Dhe dita e dasmës shënon simbolikisht ndarjen nga
familja prindërore të çiftit dhe kjo te fjala dasëm shprehet me da-sëm, ku da
do të thotë ndarje dhe sëm (zëm) do të thotë zënie.
Etimologjia e kësaj fjale është e ngjashme me etimologjinë e fjalëve lemzë, që vjen perj më le e më ze dhe
jep përngjitjen le-m-zë (lemzë), po njësoj
si te fjala prizë, që është e
ndërtuar prej dy fjalëve pri dhe
zë, ku pri shpreh prerjen
e rrymës (heqjen) dhe zë funksionin e lidhjes, kapjes.
-
Damë f. Lodër me gurë të bardhë, që luhet mbi një rrasë,
ku është ndërtuar një katror, i cili është i ndarë (i ndamë) në 64 katrorë të vegjël. Vetë ndarja e katrorit e bën atë
një figurë të ndame, ku me rënien e
hundores (n) si zakonisht në
bashkëlidhjet nd, ngj kemi nga e ndame – në –
(n) dame – dame –damë.
-
Dorë f. –Dorë (dora) quhet pëllëmba që është në fund të
parakrahut bashkë me të ndarët e saj, që quhen gishta. Pra, dora duhet të ketë
ardhur nga e (n)dara, ku kalimi nga (n)dara (dara)
në dora a:o ngjan të jetë i njëjtë si te folja marr – mora ku kemi gjithashtu rotacizëm a:o.
-
Damkë f. – Është përgjithësisht një shenjë a njollë e
lindur apo e krijuar, e cila e dallon një frymor apo një send nga të tjerët që
janë përgjithësisht të ngjashëm me të. Duket se fjala damkë vjen prej foljes ndaj, daj, da
dhe damka do të thotë dam – ka ose ndam
– ka, ku rrokja e dytë ka tregon foljen ka (kam) dhe në këtë fjalë ajo është në linjën e gegërishtes, ku folja kam (ka) përdoret rëndom si “jam
ka ardh”, “ka punu”, “ka ik” dhe në analizë të fundit ka do të thotë
k-a = që –a = që – asht.
Rrjedhimisht damkë do të thotë dam
– ka = ka – dam
( me metatezë) = k –a –dam = që asht ndam.
-
Dajë m. – Vëllai i nënës dhe rëndom titull që më të
rinjtë u drejtohen më të mëdhenjve sidomos në Shqipërinë e mesme dhe atë
veriore. Sipas traditës shqiptare të hershme një femër kur martohet humbet
mbiemrin e saj. Dhe njëkohësisht njerëzit që ka lënë pas quhen që është ndarë
me ta. Pra, nëna e gjithkujt është ndarë me vëllanë e saj fizikisht si pjesë e
familjes e për rrjedhim vëllain e nënës e quajmë të ndarë (prej gjakut) dhe këtu
i ndari dha daji.Pra ndari-dari-daji-daj. Kalimi i
tij nga dar në daj (dar-daj) është i justifikueshëm si rotacizëm (r:j) dhe
ndodh edhe te fjalët bir-bijë. Pra,
etimologjia e fjalës dajë, daji është e motivueshem brenda shqipes nëpërmjet
foljes ndaj.
-
Dallamnagë – Fjalë e dialektit jugor, që është e përngjitur
prej dal-la-mangë,
ku dal do të thotë i dalë (i dalë prej mendsh) – la do të thotë i lënë dhe mangë ka kuptimin i
mangut (jo i plotë). Edhe këtu fjala dal është e njëjta me foljen ndarë (ndaj, daj),
sepse në të vërtetë çdo dalje është edhe ndarje (kur themi “do dal nga shoqëria” është e njëjtë me “do ndahem nga shoqëria”, më qartë e
shohim te fjala dallgë).
-
Dallgë-a f. – Fjalë e shqipes, ku bëhet fjalë për një fjalë prejfoljore
e foljes dal (daj, da), e cila është përngjitur në këtë
mënyrë: dal-la-gjë, që do të thotë se është diçka e dalë (e ndarë) lart (la) gjë (gja), ku gjë (gja) përfaqëson
objektin në të cilin krijohet dal-la (dalla), që sipas rastit mund të jetë deti, liqeni, lumi, një fushë
me grurë, bar a diçka tjetër. Pra, dallga
është dal-la-gjë (gjesë, diçkaje), ku me aferezë të a-së dal-la-gjë dha dallagjë-dallgjë-dallgë. Mund të justifikojmë këtu se kalimi gj:g është i natyrshëm në shqip si tek zog-zogj, gluha – gjuha etj.
-
Dallëndyshe f. – Fjalë me kuptim të plotë brenda shqipes dhe e
marrë nga karakteristika dalluese e këtij shpendi, që ka një të dalë ndyshe në
bishtin e tij, e cila është karakteristika më dalluese e tij nga shpendët e
tjerë. Pra, ka një të dalë-dyshe ose e dalë-në-dyshe, që ka dhënë dallëndyshe
apo dallë-n-dyshe. E vështirë të mendohet për fjalë me burim të huaj.
-
Delfin m.- Për këtë fjalë duhet të sjellim edhe mendimin e
etruskologut Nikos Stilos, i cili e sjell nga shqipja del+fryn,
që sipas tij ka dhënë del + fin (fin për fryn).
Forma fryn
në të folmen e gjirokastrës bën frin
dhe me një aferezë të r-së duhet
të ketë dhënë fin. Por, nuk është e
pamundur që të jetë edhe del+hyn (hin), që mund të ketë dhënë delhin
e delfin. Dihet se delfini është një
gjitar i detit, i cili në notimin e tij shpesh del e hyn në mënyrë ritmike dhe
ka shumë gjasa që kjo të ketë përcaktuar dhe emrin e tij.
-
Dëm, dam – Duket që forma e vjetër e këtij asnjëansi të
shqipes duhet të jetë dam, kjo për
arsye se dam tregon më qartë foljen da (nda). Kështu mund të vërtetohet se çdo sendi ose ndonjë frymori nëse
i hiqet (ndahet) një pjesë ai quhet i damtu dhe me e nda jep me da e kjo e
fundit me përngjitje dhe metatezë jep meda
–dame e në toskërisht dëm.
Folja ndaj
– daj – da ka krijuar një familje të madhe fjalësh në gjuhën shqipe dhe
sasia e fjalëve që shpjeguam më sipër është shumë e vogël, por gjithësesi e
sjell për të ilustruar mendimin se shqipja ka një grup të madh fjalësh
prejfoljore, të cilat as janë marrë në konsideratë dhe as janë studiuar. Por,
kjo do të ishte e keqja më e vogël, sepse përndryshe ato janë injoruar si të mos
ekzistojnë. Pikërisht më poshtë po sjell shkurtimisht mendimin dhe etimologjinë
e Çabejit për të gjitha fjalët që trajtuam më lart.
Çabeji
mohuesi i vlerave të foljeve shqipe
Sipas Çabejit shkurtimisht dhe në formë
konkluzionesh po japim qëndrimin e tij ndaj fjalëve që shpjeguam më sipër dhe që
ai i ka të botuara në veprën e tij voluminoze “Studime etimologjike në fushë të shqipes”.
-
Darkë. Për këtë fjalë Çabeji nuk është në gjendje të japë
asnjë mendim për të qenë dhe i tërë qëndrimi i tij koncetrohet në po thënien e
tij për këtë fjalë: “Buka që hahet në mbrëmje;
goste; kohë e mbrëmjes; dita para ditës së një feste; nata para festës” dhe
më poshtë shkruan: “Lidhet përbrenda gjuhës
me drekë, e jashtë saj me gr. Dhorpon”darkë”,
si një përkim i veçantë (korkordancë pjesore) midis shqipes dhe greqishtes”.
Por, në fund të studimit shpreh qartë paqartësinë e tij, kur shkruan se: “Edhe në punë të një kuptimi më të hershëm,
barazimi dhorpon darkë mbetet i paqartë. ...Gjithashtu si i pasigurtë do
gjykuar edhe afrimi me shq.drekë.”
Siç dihet fjala darkë është nga më të rëndësishmet
e leksikut të shqipes dhe si për këtë edhe fjalë të tjera që janë të kësaj rëndësie
ai tregohet konfuz dhe përveç se sjell mendimet e të tjerëve dhe ca shembuj ku
përdoren këto fjalë, ai nuk jep një mendim të vetin. Mund të themi se nuk qe i
zoti ta shpjegojë.
-
Dardhë – Për këtë fjalë, pasi na sjell një numër të madh
toponimesh që rrjedhin prej fjalës dhe një numër të madh gjuhëtarësh të huaj,
që e kanë trajtuar fjalën dardhë secili në mënyrën e vet të ndryshëm nga njëri
– tjetri, Çabej konkludon: “Në këto
kushte, si bazë e dardhës mund të paravendoset një d(h)org’ha. Çështja se në
ç’bazë indoeuropiane mund të lidhen më tej fjalët e shqipes dhe të keltishtes,
mbetet e hapët. Mund të mendohej një farë afërie me ind. e vjetër dhara-, av.
dara “teh, presë” e me ags. darpo “heshtë” etj, që trajtohen te Ëalde-Pokorny”.
Çabeji është sa konfuz dhe i pasigurtë dhe pothuaj
nuk afron asnjë etimologji për të qenë për fjalën dardhë. Edhe këtë fjalë e lë
pa mundur t’i japë shpjegim, pra, e panjohur.
-
Dardania - Po tek fjala dardhë (që e la të panjohur) ai
thotë: “Barazaimi dardhë: Dardania
qëndron mbi të gjithë interpretimet e gjertanishme të emrit Dardania.... ...Në
qoftë se është i vërtetë barazimi Pirustae: Dardani, në mënyrë që emri i fisit
ilir të pirustëve të përmbajë përkthimin latin të emrit të dardanëve (lat.
pirus “dardhë”), si mendon Nopsca, kjo do të vërtetonte nga një anë tjetër që
Dardania do të thotë “vend dardhash”.
Në se i lejojmë vetes të bëjmë një koment, do të
thoshim se Çabeji pasi e la të panjohur dhe të pashpjeguar fjalën dardhë, me
anën e kësaj të panjohure mundohet të na sqarojë një të panjohur tjetër. Një
Zot e di se sa shkencore është kjo dhe kur ky përcaktim aspak bindës përdoret
si zbulim i madh i tij prej gjuhësisë zyrtare shqiptare.
Se përse u duheshin kaq shumë pemtore me dardha
dardanëve, sa që të merrnin emrin prej tyre, kur dihet se ky frut, jo vetëm
s’mund të hahet shumë se është i rëndë për stomakun, saqë ekziston dhe një
thënie popullore për dardhën që “dy
dardha janë shumë, një është pak”. A thua të ketë pasur në atë kohë fabrika
në Dardani që eksportonin të konservuara lëngun e dardhave? Mbase kjo mund të
jetë një hapësirë e re për kërkime shkencore për mbështetësit e Çabejit.
Siç shihet në shpjegimin e tij për këtë fjalë as
që merr mundimin të shikojë se mos ky është një fjalëformim dhe se ky emër është një fjali e përngjitur sipas
ligjësive të shqipes (n)dar (n)d(y)an.
- Damar - Për
këtë fjalë, ai tregohet i kursyer për të bërë ndonjë shpjegim dhe i pakursyer
që fjalën shqipe ta quajë turke. Ja ç’shkruan ai pa ndjenja e pa dhemshuri,
duke bërë tjetërsimin dhe shkombtarizimin e plotë të kësaj fjale të shqipes: “Damar m. “dell, rrem, vijë në mermer”. Prej
turqishtes damar, e cila ka hyrë në shumicën e gjuhëve popullore ballkanike.” Të thotë që është turqisht, pa bërë asnjë
shpjegim, vetëm një gjeni si ai mund ta bëjë. Ky rast i kësaj fjale shënon një nga kulminacionet e tij etimologjikë.
Meriton t’i jepet çmimi “sëpata e kombit”.
Edhe këtu ky gjeni i shqipes duket se ka qenë përgjumësh dhe nuk ka arritur të
shohë dy foljet e shqipes da-dhe-marr.
- Dasëm –
Për këtë fjalë Çabeji shkruan rreth një mijë fjalë për të na bindur ne se si
duket për vete nuk është i bindur në ato që do të thotë. Ja ç’thotë
ensencialisht për fjalën dasëm: “Kjo vetë
lidhet përbrenda gjuhës me darkë. Në pikëpamje sociale e etnolinguistike do
patur parasysh që kulmin e dasmës e përbën darka, që hahet ditën e martesës
sidomos në shtëpi të dhëndërrit.”. Në vend të shohë logjikisht dhe nga ana
sociolinguistike që dasma është njëkohësisht dhe ndarje dhe zëm
(sëm), zënie, bashkim, ai bën
një akrobaci gjuhësore të paparë gjëkundi që as shkenca e glosoastrologjisë
s’mund t’i japë dum: “Në pikëpamje të
fonetikës historike spiranti i darsmë-s dhe guturali i darkë-s
piqen te një labiovelar parshqiptar ku.
Ky dha rregullisht përpara një zanoreje të errët velarin k, përpara një të çeltë spirantin s (khs. Vdek : vdes);
pra, darkë prej një *darku –a, e *dasëmë *darsmë disi prej një *dorku
– ima, *dorku – eima, *dorku – ema”. Kuptohet që fjalët me yll janë
hamendësime të Çabejit, i cili imagjinon që fjala dasëm ka ecur nëpër të
gjashta këto fjalë deri sa të arrijë tek fjala dasëm. Për këtë fjalë mund të
shtronim pyetjet: A ka morfologji kjo fjalë? A ka ndonjë morfemë? Temë? Si ka
mundësi që Çabeji nuk shikon asnjë nga këto? Pse asgjëkundi në etimologjinë e
tij s’i hyn kurrkund në punë morfologjia e shqipes?
- Damë f. Për këtë fjalë ai shkruan: “”Lodër me gurë të bardhë e të zinj, që
luajnë dy vetë mbi një dërrasë kuti – kuti”. Mungon te G. Meyeri, megjithëse e
ka edhe Rossi. Prej it. Dama (ajo prej frëngjishtes) jeu dex dames, jour aux
dames, e cila ka shkuar dhe në gjuhë të tjera ballkanike e gjer në turqishten”.
Ky është shpjegimi i tij. Por, se të quhet etimologjik pa bërë fare etimologji,
duket se vetëm për redaktorët e tij dhe
vetë atë është i tillë. Që përgjithësisht kjo lojë e vjetër është luajtur mbi rrasa
guri, ku vizatohet një katror i madh i ndame në 64 të tillë më të vegjël e
tregon folja e shqipes dhe mbiemri prejfoljor i ndamë, që me rënie të n-së
mbetet damë. Prejardhja e
kësaj fjale prej shqipes as që mund të kundërshtohet, sepse nuk i mungon as dhe
një element që ta verë në dyshim. Vetëm nëse dikush shkruan me sëpatë e jo me
penë si Çabeji.
Që kjo fjalë është dhe në gjuhë të tjera është e
vërtetë, por të paktën të sillet një etimologji më bindëse se ajo e shqipes për
t’u pranuar që s’është shqipe.
- Dorë f. Për
këtë fjalë Çabeji e nis me konstatimin: “Fjalë
me burim të diskutuar. Shumica e gjuhëtarëve i mbahen mendimit të G. Meyerit,
që dorë është e afërt me gr. xeir e
arm. jern “dorë”...” dhe mbasi
shkruan e shkruan rreth 1500 fjalë arrin në konkluzionin përfundimtar të tijin:
“Afrimi me gr. xeir dhe me arm. jer mbi
një bazë indoeuropiane është i mbështetur mirë si për nga forma, si për nga
kuptimi, edhe duke shtuar aty tokar,
tsor e sor dhe het. kessor.”.
Edhe këtu, i ndrituri ynë Çabej, duket se ka shkruar me drita fikur. Përveçëse
nuk sjell etimologjinë e asnjë fjale, prej të cilave ardhka fjala jonë dorë, as
nuk merr mundimin të trajtojë këtë fjalë me operatorët gjuhësorë të shqipes.
Por, mbasi këtë s’e ka bërë për asnjë fjalë tjetër, s’mund ta bënte dhe këtu.
Duket se ai nuk ka qëllim të vërtetojë shkencërisht shqipen nga ana
etimologjike, por si ta përdorë çdo dije të tij shkencore në gjuhësi për ta
errësuar e përçudnuar këtë gjuhë.
- Damkë – Për
këtë fjalë Çabeji shkruan definitivisht: “Prej
turq. damga “shenjë”, dallimi, vulë. ...Kjo
ka shkuar në shumë gjuhë të Evropës Juglindore e Lindore, me rrugë e forma të
ndryshme gjer në rusishten”. Edhe këtu për të nuk ka rëndësi folja ndaj : da.
- Dajë m. Për
këtë fjalë Çabeji pa bërë fare etimologji shkruan: “Prej turq. dayi, e cila ka shkuar dhe në gjuhë të tjera ballkanike”.
Në asnjë rast ai nuk sjell një etimologji në turqisht si për këtë fjalë, ashtu
dhe për të tjerat. Mjafton që një fjalë e shqipes të përdoret dhe në një gjuhë
tjetër dhe për Çabejin ky fakt përbën vërtetësi që fjala s’është shqip dhe këtë
e përdor si parim në gjithë punën e tij.
- Dallamangë f.
Për këtë fjalë ai pa bërë etimologji arrin në përfundimin: “Gjithësesi fjalë e dialektit jugor, dora-dorës burim i paditur”.
Sa herë që një fjalë e shqipes mungon në një gjuhë të huaj ai duke qenë se e ka
të vështirë ta shkombtarizojë për shkak të kësaj mungese, ai rëndom thotë se
është burim i paditur. Kaq të vështirë e ka ta ndajë fjalën e përngjitur dallamangë në dal-la-mangë,
që do të thotë njeri i dalë
(mendsh), lë (lënë) mangë ( mangut nga trutë).
- Dallgë f. Për
këtë fjalë ai, meqë ekziston në turqisht, dhe pa dhënë etimologji të turqishtes
për të, shkruan definitivisht: “Prej
turqishtes dalga “flot, onde”, e cila ka shkuar në shumicën e gjuhëve
ballkanike”. E tepërt t’i bëjmë koment. Thjesht tjetërson fjalën e shqipes
pa gjykuar për morfologjinë e saj.
- Dallëndyshe f.
Për këtë fjalë pasi shkruan rreth 1000 fjalë arrin në përfundimin: “Ndërkaq morfologjia e fjalës nuk është e qartë.
Gjithësesi kuptimi i kryehershëm dhe me të edhe burimi i saj mbetet i errët”.
Kuptohet se kur thotë se “morfologjia e
fjalës nuk është e qartë”, gënjen! Nuk ka as edhe një paqartësi për këtë
etimologji. Edhe një njeri fare i pashkolluar mund të thotë me lehtësi se ky
zog qyhet kështu (dallëndyshe)
për shkak se ka një të dalë dyshe të bishtit që është karakteristikë veç për
të. Thjesht Çabeji nuk do ta tregojë morfologjinë e fjalës dal-a-në-dyshe pasi nëse do ta jepte ai këtë lloj shpjegimi si formë
(përngjitje) do të detyrohej ta bënte dhe për shumë fjalë të tjera. Kjo do t’ia
vështirësonte punën për të shkalavitur shqipen.
Ai është stoik në luftën kundër çdo fjale të
shqipes dhe ka përcaktuar më se djallëzisht se cilat makinacione diabolike
duhet të përdorë, cilave rregullave gjuhësore i duhet t’u shmanget për të mos
dekonspiruar djallëzinë e tij të pamatë.
-
Delfin – Për këtë fjalë Çabeji thotë: “Nuk ka dyshim se delfin rrjedh prej
italishtes, veçse më fort si huazim më i ri i kulturës dhe i shkollës sesa si
fjalë popullore”.
Por, ai nuk na sjell ndonjë emërtim tjetër
popullor për delfinin, për të mbështetur tezën e tij. Gjithashtu, nuk bën
etimologji, por një përcaktim të vetin. Normale do të ishte të bënte
etimologjinë e fjalës në italisht dhe ta krahasonte me etimologjinë e fjalës në
shqip dhe nga dy krahasime të nxirrte një konkluzion.
Duke qenë se ai pothuaj nuk bën etimologji në të
gjithë veprën e tij, pasi etimologji krahasuese do të thotë se një fjalë që përdoret
në dy a më shumë gjuhë, të paktën t’i bëhet etimologjia në dy variante (gjuhë)
dhe më pas të bëhet krahasimi se në cilën gjuhë fjala është më e motivuar
morfologjikisht dhe kuptimisht. Në veprën e Çabejit meqë mungon etimologjia
morfologjike e kuptimore e fjalës, krahasimi që i bën ai një fjale, që përdoret
në dy a më shumë gjuhë nuk mund të quhet krahasim etimologjik.
Në të gjithë studimet e tij etimologjike, (të
ashtuquajtura) çdo kush mund të vërejë lehtësisht se ai nuk merr parasysh aspak
morfologjinë e fjalës. Çdo fjalë ndahet në morfema dhe morfema është njësia më
e vogël e kuptimshme e fjalës. Përngjitja e dy a më shumë morfemave në një fjalë
krijon një fjalë të re, që mbart një kuptim të ri. Në asnjë rast Çabeji nuk e
ndan një fjalë në morfema dhe kësisoj mund të themi bindshëm se ai nuk ka bërë
etimologji. Ajo, çka ai quan “Studime
etimologjike në fushë të shqipes” është në fakt (më e pakta që mund ta
quajmë) një spekulim ndaj gjuhës shqipe dhe kombit shqiptar.
-
Dam, dëm – Për këtë fjalë Çabeji shkruan: “Një asnjanës i vjetër, duke vërtetuar kështu
mendimin e Pedërsenit (KZ 34, 283 vv), që huazimet latine të shqipes janë
asnjanëse në latinishten, janë asnjanëse edhe në shqipen”. Pa bërë kurrfarë
etimologji të fjalës në latinisht Çabeji mbërthehet te fakti që kjo fjalë
ekziston në formën “damnum” të
latinishtes dhe kaq mjafton. Ai injoron se kjo fjalë ka një etimologji të
thjeshtë dhe unike brenda shqipes. Pra, është folja da (ndaj) dhe dam (dëm) do të thotë i (n)
dam ( i copëtuar). Çdo ndamje e një sendi (objekti, vegle), që përdoret
për një funksion quhet (n)damje – damje – dam
– i dam-tu = i ndam.
Për të, (Çabejin) është e udhës të injorojë morfologjinë e çdo fjale të shqipes
si dhe të kësaj fjale.
Sollëm më sipër një grup fjalësh, të cilat kanë si
karakteristikë të tyre pjesëmarrjen në familjen e foljes da (ndaj) dhe vetë
kjo folje shërben si morfemë herë e përngjitur me një folje tjetër të shqipes
apo me parfjalë, ndajfolje apo kundrinor krijon një fjalë të re apo emërtim të
shqipes. Në krye pamë morfologjinë dhe etimologjinë shkencore të këtyre fjalëve
e së fundi pamë se si i vështron Çabeji. Natyrisht për një fjalë s’mund të ketë
dy etimologji, sepse ose njëra mund të jetë e vërtetë dhe tjetra jo, ose të dyja
apo të tëra mund të mos jenë të sakta. Gjithësesi kur një fjalë ndahet në
morfema dhe përngjitja e tyre ruan kuptimin përfundimtar në kontekstin e përngjitjes
dhe kjo korrespodon me përmbajtjen e objektit apo fenomenit që emërton fjala,
mund të themi se etimologjia është e saktë. Në të kundërt, për të përligjur jo
shkencën, personaliteteve si Çabeji u vjen në ndihmë teoria e Sosyrit se: “Emrat nuk kanë lidhje me objektet që emërtojnë.
Emërtimet janë arbitrare”. Duke u mbështetur në teorinë Sosyriane është e zorshme,
në mos e pamundur të bësh etimologji. Duket se teoria Sosyriane ka lindur si
rezultat i pamundësisë për të gjetur etimologjinë e vërtetë, e cila është e
lidhur brenda gjuhëve indoeuropianes pazgjidhshmërisht vetëm me gjuhën shqipe
dhe pikërisht me morfemat embrionale të saj, që janë të veçanta, të
pakuptueshme në gjuhët e sotme indoeuropiane, por të përdorura gjerësisht prej
tyre. Ç’janë morfemat embrionale të shqipes, do të flasim në një kapitull të
veçantë.
Ta përmbledhësh kritikën ndaj veprës së Çabejit “Studime etimologjike në fushë të shqipes”
në një shkrim të vetëm është shumë e vështirë, pasi ajo është shumëvolumshe.
Por, dukë bërë një vështrim kritik dhe analitik mbi metodologjinë që ka përdorur
ai në këto studime, mund të përcaktojmë nëse metoda e tij është apo jo e përshtatshme,
e plotë apo shkencore. Në pamundësi për të bërë etimologjinë e çdo fjale, për këtë
shkrim, ne mund të bëjmë “etimologjinë” e metodës së tij dhe pse ajo nuk ia
vlen.
- Në studimet e tij të quajtura “etimologjike” Çabeji niset nga
paragjykimi i shprehur në veprën e tij “Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe” se “çështja e origjinës së gjuhës shqipe
mbetet ende një problem i pazgjidhur. Pra, mbasi s’dihet origjina e gjuhës
shqipe, s’dihet as origjina e shqiptarëve”. Për kundër këtij mendimi të
Çabejit mund të themi se gjuha
shqipe nuk ka origjinë. Ajo
është vetë origjina. Ajo
është gjuha vetë. Vetë
shqipja është gjuhë origjine dhe kjo vërtetohet nëpërmjet teorisë së
morfemave embrionale.
- Shpjegim etimologjik të një fjale
Çabeji quan përngjashmimin e jashtëm të dy fjalëve me kuptim të ndryshëm
dhe për të shpjegimi i një të panjohure bëhet nëpërmjet një të panjohure
tjetër (shih Dardani : dardhë) dhe ky duket se është parimi bazë që mbështetet
gjithë puna e tij.
- Ai nuk na tregon gjëkundi se në
ç’metodikë mbështetet dhe cilat janë parimet bazë të saj.
- Në të shumtën e rasteve temat e fjalëve
të shqipes janë morfema embrionale të vetë shqipes të leksikalizuara me përngjitje
si: çë + up (që up, që humb), vo
+ le = fole (ku vo = vezë) etj, që Çabeji duke mos i marrë në konsideratë i
trajton si të huaja, por pa na dhënë një etimologji të huaj për to.
- Në studimet e tij Çabeji injoron
krejtësisht morfologjinë e gjuhës shqipe. Në asnjë rast ai nuk e ndan një
fjalë të shqipes në morfema dhe ta studiojë nga ana kuptimore dhe
morfologjike. Morfologjia e shqipes, atij i prish punë në realizimin e
dyshimtë të qëllimeve të tij. Por, është e pamundur të bësh etimologji pa
marrë për bazë morfologjinë. Prandaj studimet e tij në dukje të krijojnë përshtypjen
se janë etimologjike, por në realitet as që i afrohen etimologjisë
shkencore.
- Ai i konsideron emrat dhe fjalët e
shqipes si etiketa të huaja të shqipëruara. Ai ka aq “arritje” e “zbulime”
në veprën e vet të quajtur “etimologji”,
sa mund të ketë një albanolog mongolez, i cili mund ta ketë njohur shqipen
nga transkipti. Çabeji e vështron shqipen si i huaj dhe jo si gjuhë
intimiteti kombëtar. Ai nuk i përmend kurrkund Rilindasit tanë të mëdhenj,
të cilët e quanin gjuhën shqipe si më të vjetrën e Europës. Ndërkohë nën
ndikimin total të qëndrimit të performuar të Çabejit ndaj gjuhës shqipe,
institucionet zyrtare të gjuhësisë dhe albanologjisë i quajnë anakronikë
dhe idealistë Rilindasit dhe se deklarimet e tyre për gjuhën shqipe
s’ishin shkencore, por shërbyen për rizgjim kombëtar dhe se vetëm këtë
funksion kishin.
- Vepra e tij e quajtur “Studime etimologjike në fushë të
shqipes”, vazhdon të quhet zyrtarisht si arritja më e madhe e
albanologjisë dhe gjuhësisë shqiptare në lëmin e etimologjisë krahasuese.
Por, në të vërtetë Çabeji nuk ka bërë etimologji krahasuese, sepse të bësh
diçka të tillë do të thotë që për një fjalë që ekziston në leksikun e dy a
më tepër gjuhëve, të sjellësh po kaq etimologji dhe t’i krahasosh në bazë
të një analize shkencore gjuhësore. Çabeji nuk sjell etimologji gjëkundi të
fjalës dhe vendos apriori nën kriterin e inferioritetit të gjuhës shqipe,
duke ligjësuar çkombtarizimin e leksikut të shqipes. E themi “ligjësuar” për arsye se vepra e tij
është e pranuar zyrtarisht dhe një pjesë jo e vogël e saj është botuar nga
Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Në përgjithësi, duke qenë se shqipja është një gjuhë natyrale, ajo ka për analogji
edhe një mënyrë natyrale të fjalëformimeve të veta, që është karakteristikë për
të. I gjithë leksiku i shqipes në përgjithësi është lehtësisht i shpjegueshëm
etimologjikisht po t’u përmbahesh në të tilla studime parimeve të morfologjisë
dhe mënyrës së fjalëformimit në veçanti. Kështu fjala e shqipes, në përgjithësi
është ose një fjalë e përngjitur ose një togfjalësh a grup fjalësh që tregojnë
diçka (veprim, karakteristikë a gjendje të sendit ose fenomenit), por në
miniaturë. P.sh.: zgjedhë
vjen prej zë + gjedhët, duke na treguar se është
një vegël, që shërben për të zënë
(lidhur) gjedhët. Zmbraps,
kjo është një fjali e plotë (në të cilën kryefjala nënkuptohet) e përngjitur
prej: zë me ba prap – as. Nga përngjitja e kësaj
fjale është krijuar fjala përkatëse, e cila duhej të ishte zmbpraps, por duke qenë se takohen tre buzore (m, b, p) në të
njëtin vend, në bashkëlidhjen e hundorësisë, hundoret përfshihen në tufa treshe
me mbështetje tek bashkëtingëlloret gjegjëse të zëshme dhe në rastin e fjalës
zmbraps b-ja është e zëshme, ndërsa p-ja e pazëshme dhe kemi aferezë
normale të kësaj të fundit e për rrjedhim fjala shqiptohet në formën që ka: zmbraps.
Si edhe për
shumë fjalë të tjera të shqipes, që janë lehtësisht të shpjegueshme për
morfologjinë tepër të qartë të tyre si nga ana ndërtimore dhe nga ana
kuptimore, edhe për fjalën zgjedhë
Çabeji jep verdiktin e tij: “Fjalë me
etimologji të diskutuar” dhe si rëndom, në të gjitha rastet kur mungon një
fjalë e huaj që t’i ngjajë fjalës shqipe, ai vihet në vështirësi dhe duke qenë
se e ka të vështirë të pranojë se fjala është shqipe, krijon një mjegullnajë të
vërtetë shpjegimesh të palidhura e të pabaza.
Le të shohim edhe një fjalë tjetër të shqipes, që
ka hyrë në shumë gjuhë ballkanike, madje edhe jashtë tyre.
Ibrik, kjo fjalë
e thjeshtë e shqipes dhe me përdorim të gjerë, duke se është më prejardhje nga
gegërishtja dhe emërton fizionominë e jashtme të enës përkatëse.
Meqë kjo enë ka një gyp në formë të jashtme me një
bri kafshësh, që rëndom i thonë dhe lëfyt (lëfyti i ibrikut), edhe fjala ibrik është
formuar nga përngjitja një+bri+ka,
që në gegërisht thuhet: nji bri ka
dhe si rëndom në dialekt për nji
(një) përdoret i. Kështu në
gegërisht thonë i her e i koh
për nji her e nji koh (një herë e një kohë). Pra, ibrik është një fjalëformim i bri ka, që nga përngjitja dha ibrik. Për këtë fjalë Çabeji, pa
na dhënë asnjë etimologji, shkruan: “Nga
turq. ibrik, që ka hyrë dhe në të tjera gjuhë ballkanike, e gjer në
magjarishten e sllovakishten”.
Do të ishte e pamundur t’i sillnim në këtë shkrim
lexuesve të gjithë korpusin e fjalëve të shqipes të shkombtarizuara prej
Çabejit dhe të pranuara si të tilla nga gjuhësia zyrtare dhe nga vetë shteti
shqiptar, i cili është palë e rëndësishme në këtë proçes. Me bekimin e shtetit
shqiptar një universitet, ai i Gjirokastrës mban emrin e Çabejit. Viti 2008 u
shpall viti i Çabejit nga Ministria e Kulturës e Rep. të Shqipërisë. Pa numëruar
këtu aktivitetet, që janë organizuar për nder të tij. Miti i tij vazhdon të
ushqehet ende dhe duket se për këtë ekziston një mekanizëm. Kjo është arsyeja pse
veprat e vërteta shkencore për gjuhësinë shqiptare dhe atë indoeuropiane, si
vepra “Shqipja dhe Sanskritishtja” e
Petro Zhejit, nuk përkrahen, por harxhohen energji, që të tilla vepra të mos
gjejnë terren në gjuhësinë e sotme.
Petro Zheji përballë Eqerm Çabejit
Që në fillim duhet thënë se janë dy rryma në gjuhësinë
e sotme shqiptare; njëra përfaqësohet nga Çabeji dhe që është e përvijuar dhe
pranuar zyrtarisht prej shtetit dhe tjetra, që përfaqësohet nga Petro Zheji,
dhe që jo vetëm nuk njihet nga shteti apo Akademia e Shkencave dhe institucione
të tjera të kësaj fushe si rrymë shkencore dhe nuk lejohet të studiohet në
shkolla as si alternative e as si diversitet, pavarësisht se vepra e tij përbën
një zhvillim cilësor të paparë.
Këndvështrimi dhe mënyra se si e studiojnë dhe e
sjellin gjuhën shqipe dhe qëndrimin ndaj saj është pothuaj kryekëput i ndryshëm
tek të dy këta autorë. Ndërsa Çabeji e sheh gjuhën që nga Buzuku e mbrapa dhe bën
hipoteza për prejardhjen e shumë fjalëve, duke krijuar fjalë inekzistente që i
quan se do kenë qenë në një gjuhë indoeuropiane, që e hamendësojnë dhe ndërkohë
që kështu futet në prehistori fantaziste, përndryshe shkruan:
“Me rëndësi
ndërkaq ka kjo, që kërkimi etimologjik të vihet në pajtim me kronologjinë e lidhjeve
fonetike e që sidomos disa proçese më të reja të mos çohen në agun e kohëve më
të lashta.”
Gjithashtu Çabeji përveçse në studimin e tij bën
një punë të madhe, që të justifikojë sa të jetë e mundur shkombtarizimin e
shqipes, duke punuar që të rrënjosë idenë se e shumta e lesksikut të shqipes është
i huazuar. Dhe për këtë ai nuk tutet të deklarojë: “Për sa i pëket përpjestimit numerik të visarit leksikor të trashëguar
ndaj elementit huazim, i cili në shqipen, sikundër dihet, ia kalon atij të
parit...” dhe po aty, por pak më tej rishkruan: “Në historinë e fjalëve të shqipes, si një gjuhë që dihet se është e
pasur me huzaime...”. Dhe siç e pamë në shembujt për të cilët sollëm edhe
etimologjitë e Çabejit dhe të autorit të këtij shkrimi (por dhe çdokush që do të
lexojë të plota etimologjitë e Çabejit), cilido kupton se Çabeji ka bërë një
punë kolosale për ta quajtur fjalën e shqipes të huazuar, pothuajse se ky ka
qenë synimi i tij final i tërë studimeve të tij dhe parimi bazë ku është mbështetur.
Puna e tij është një shtrembërim i madh e i qëllimshëm i etimologjisë së
leksikut të shqipes dhe ai e pranon disi këtë kur thotë: “Pas mendimit tonë, ku piqemi me disa drejtime të caktuara të kërkimit
shkencor, qëllimi kryesor e përfundimtar i etimologjisë nuk duhet të qëndrojë në
të gjeturit e burimit të fundit të një fjale”. Në këtë thënie të tij ai
duket se pranon se në studimet e tij s’ka bërë etimologji, pasi po të
krahasohet kjo thënie e tij me objektin e etimologjisë si shkencë, kuptohet që
Çabeji ka devijuar jo pak. Bile, ai guxon shumë dhe njëkohësisht rrezikon të
dekonspirojë vetveten kur në thënien e mësipërme të shkëpusim: “qëllimi kryesor e përfundimtar i etimologjisë
nuk duhet të qëndrojë në të gjeturin e burimit të fundit të një fjale”. Kjo
është, si duket, edhe arsyeja pse ai nuk i përmbahet morfologjisë së fjalës për
të bërë etimologji. Çdo fjalë e
shqipes ndahet në një a më shumë morfema, të cilat kanë kuptime të mëvetësishme
të ndryshme, por në bashkëlidhjen e tyre nëpërmjet përngjitjes në një fjalë ato
nën rrethanat e konteksit mjedisor morfemor krijojnë një koncept të ri, që shëmbëllen
një realitet dhe kësisoj e emërton atë.
Pikërisht, Çabeji i është shmangur me dashje kësaj
ligjësie morfologjike, që të çon medoemos në etimologji të drejtë. Krahasimi i
fjalës ”en blok” si koncept dhe pa e ndarë në morfema siç ka bërë Çabeji, nuk të
çon përgjithësisht në etimologji.
Konsekuenca në rigorozitetin e Çabejit për të
injoruar morfologjinë e fjalës shqipe në shpjegimet për prejardhjen e saj,
tregon vendosmërinë e tij për ta denigruar në maksimum gjuhën shqipe. Dhe përkrahësit
dhe protektorët e veprës së tij në ditët e sotme, nuk bëjnë ndonjë gjë të
ndryshme nga ai. Ai, Çabeji, në mos qe dora e djathtë e djallit në përpjekjen e
madhe për gërryerjen e shqipes do të jetë sigurisht djalli vetë.
Përkundër rrymës çabejane që përfaqësohet perj
gjuhësisë zyrtare të sotme shqiptare, ekziston një vepër e vetme, e cila përmbys
konceptet e vjetra klasike për gjuhësinë dhe kjo është vepra gjuhësore dhe
filozofike e Petro Zhejit “Shqipja dhe
Sanskritishtja”. Ky filozof dhe gjuhëtar i shquar i kombit shqiptar, i
inspiruar nga idetë e rilindasve shqiptare dhe nga vizioni i tyre se “një njohje e thellë e Shqipes do të sillte
me vete një revolucion në shkencën e gjuhësisë”, arriti të nxjerrë në
dritë dhe të vërtetojë shkencërisht këtë pohim profetik të rilindasve dhe të
realizojë kështu profecinë e tyre në veprën e vet. Zheji arrin të qartësojë
konkretisht fuqinë shpjeguese, “gjithpranishmërinë”
dhe efikasitetin e operatorëve të lirë të shqipes në motivimin e fjalëve të
huaja, në këtë libër, përkatësisht të sanskritishtes si gjuha më e vjetër
indoeuropiane e dokumentuar, por edhe të disa gjuhëve të tjera, Zheji arrin të
na bindë se shqipja u jep mundësi fjalëve të të gjitha gjuhëve të botës
të pajtojnë në vetvete formën me brendinë që gjer tani kanë qenë të konsideruara
krejt të shkëputura mes tyre e pa asnjë lidhje apo raport të çfarëdoshëm, përveç
atij të konvencialitetit të zbrazët dhe të rigjejnë kështu psenë e tyre,
identitetin e tyre të vërtetë e të humbur.
Zheji sjell ide të reja në gjuhësi dhe nga frymëzimi
prej tyre analizon një numër të madh gjuhësh të huaja, të vjetra dhe të reja.
Dhe nëpërmjet analizës ai mbërrin, siç thotë vetë, te “prania mbretërore e shqipes në ato të gjitha, prime matter e saj e robëruar,
e burgosur dhe recetat e saj të shkapërdara nga të katër anët, në tërë
Gjeografinë dhe Historinë e Botës”. Dhe më poshtë shkruan: “Gjuha shqipe do të ishte pra kështu, në
analizë të fundit, ajo Gjuhë e Parë (Lingua Primeva), ajo Gjuhë Mëmë (Matter
sprache) a së paku e afërmja e saj më e ngushtë e më përfaqësuese, nga copëtimi
i së cilës, si ai në Sakrificën e Madhe Kozmogonike të një Qenieje Hyjnore, të
gjitha gjuhët e tjera e të ndryshme erdhën e u ndërtuan mënjanë”.
Në anën tjetër të diametrit gjuhësor të shqipes, përkundruall
Çabejit, që e paraqet shqipen si një gjuhë të huazuar në shumicën e saj, Zheji është
bindës në analizat e tij dhe arrin në përfundimin se: “sistemi leksikor i gjuhës shqipe është më i gjerë nga ai i gjuhës
sanskritishte, e pra ai e përfshin atë...” dhe “sistemi i gjuhës sanskritishte është një nënbashkësi e bashkësisë së
sistemit të gjuhës shqipe”.
Por, gjithësesi, edhe pse Zheji është i vetmi
filozof i përmasave botërore i formuar brenda kufijve të Shqipërisë, vepra e
tij e botuar në vendin tonë duket sikur është shpërndarë në hapësirën kozmike
dhe asnjë kopje e saj nuk ka rënë në duart e gjuhëtarëve shqiptarë. Të gjithë
ata gjuhëtarë, me të cilët kam pasur rastin të bisedoj për çështje gjuhësore,
kur i kam pyetur ç’mendim kanë për veprën e Zhejit “Shqipja dhe sanskritishtja”, më përgjigjen ftohtë se “nuk kanë patur rastin ta lexojnë”.
Pothuaj askush nuk guxon të shkruajë diçka për të. Vepra e Zhejit është sa
shkencore, aq edhe ndriçuese dhe qoftë edhe sikur të diskutohej për të (dhe jo
më të futej në programet shkollore), ajo do të shkaktonte rrëzimin e plotë të
morfologjisë së shqipes së sotme zyrtare dhe krejtësisht studimet etimologjike
të Çabejit (veprën përkatëse), si dhe e gjithë gjuhësia e sotme shqipe duhej
parë në prizmin e kësaj vepre. Të gjithë e kuptojnë që Zheji ka të drejtë. Të
gjithë heshtin të bashkuar në heshtjen e tyre të madhe, të qëllimshme e të
frikshme. Jo pa kast Zheji që në paragrafin e parë në veprën e tij i referohet Çabejit,
kur flet për lashtësinë gjuhës shqipe e thotë: “E. Çabeji e sintetizon qartë këtë kur thotë: “po t’i hedhim një vështrim
historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë lëmë; në
një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, në anën tjetër një popull i
lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit, që në kohët e mugëta të prehistorisë””.*
Por, në paragrafin e tretë ai, pa e përmendur, i drejtohet përkatësisht atij
(sepse vetëm Çabeji ka botuar studime etimologjike të shqipes) kur shkruan: “Por, prapë, në mjaft studime rreth shqipes
hasim edhe një kontradiktë të çuditshme: disa studiues e quajnë atë si një gjuhë
shumë të vjetër, kur vjen puna për ta shpjeguar etimologjikisht, e trajtojnë si
një gjuhë të re, e madje fort të re, sikur të harronin ç’kishin thënë më parë,
duke shkelur kështu, mbi një të vërtetë që sot sa vjen e bëhet më e dukshme”.
Pikërisht,
për etimologjinë e Çabejit e ka fjalën Zheji, i cili sipas tij ka “shkelur mbi një të vërtetë të madhe”,
por nuk ia përmben emrin për etikë.
Shpesh autori i këtij shkrimi përmend, kur i
referohet Çabejit terma si “shkombëtarizues
i fjalës shqipe” dhe për këtë dhe të tilla shprehje të kësaj natyre mund të
akuzohet se nuk ruan normat e etikës. Por, le të mendojë çdo kush se shqipes, kësaj
gjuhe mijëravjeçare, që leksikun e saj e kanë krijuar, formuar e latuar qindra
milionë shqipfolës që nga prehistoria e saj, t’i presësh një fjalë e mijra të
tjera t’ia quash të huaja padrejtësisht,
mund të flitet për etikë? A është etike të djegësh më shumë se gjysmën e pyllit
të gjuhës shqipe, siç bën Çabeji dhe të jesh kaq etik ndaj tij? A nuk quhet çdo
njeri që ve zjarre, zjarrvënës? Dihet që një pyll mund të shkatërrohet o nga
zjarri o nga sëpata. Çabeji i ka përdorur të dyja. Ai e ka rralluar aq shumë
pyllin e shqipes sa ai s’mund të quhet më i tillë. Shpyllëzimi i shqipes si
gjuhë duket se ec normalisht me parrullën e shokut të tij të bangave,
diktatorit Hoxha: “të shpyllëzojmë malet
dhe kodrat e Shqipërisë”. Por, ndërsa ky i fundit është rrëzuar
simbolikisht, zjarrvënësi i gjuhës shqipe, Çabeji vazhdon të nderohet e
dekorohet, ndërsa filozofi dhe gjuhëtari më i madh i të gjitha kohërave, që e
fut shqipen në rrugën e vërtetë shkencore dhe e vendos si gjuha e parë
indoeuropiane dhe (në bazë të filozofisë së tij), mbase edhe të përbotshme,
lihet në hije e heshtje.
*P. Zheji, “Shqipja dhe Sanskritishtja”, pjesa e
parë, botimi i dytë. Tiranë 2005, fq. 19
** p. Zheji. Po aty. F. 20
Por, Zheji, ky kollos i pakrahasueshëm i filozofisë
dhe shkencës së vërtetë gjuhësore, duket se është i vetëdijshëm për realitetin
që e rrethon. Ai është sa madhështor, po aq dhe modest. Ja si shkruan për
mosvlerësimin e punës së tij: “Po kush
pyet? E reja e çan rrugën përpara me mundim e tragjikisht, kjo dihet. Sidoqoftë,
mes të gjitha këtyre lodhjeve të shpërblyera kaq keq, të vlerësuara pak e aspak
të inkurajuara e madje të para vëngër nga vetë vëllezërit e tu, të ngushëllon
mendimi që Rilindasit tanë paraprijnë, duke treguar udhën, me rrezatimin e tyre
profetik në këtë rrugëtim të vështirë e të vetmuar. Miratimi i tyre është i njëzëshëm:
De Rada, Bilota edhe para tyre shumë “arbëreshë” të shquar e të mëdhenj (të lënë
mënjanë e të harruar me qëllim), Vaso Pasha, Sami Frashëri, Naim Frashëri ...
dhe në gjurmët e tyre, e më afër nesh, ai patriot i zjarrtë e kokëkrisur, ai
bel esprit par exellence siç qe Konica, të gjithë, të gjithë pohojnë në
kor të njëjtën gjë: primordialitetin absolut të gjuhës sonë. E duke qenë të
gjithë burra me një ndershmëri të sprovuar dhe me një kulturë të thellë dhe
universale, nuk mund të akuzohen në asnjë mënyrë as për mashtrim e as për
injorancë, megjithëse “dikush” e ka bërë edhe një gjë të tillë...”.
E gjithë vepra e Petro Zhejit, përveç karakterit
shkencor e filozofik, mund të vihet re se është në tërësinë e saj një shenjtërim
i merituar i gjuhës shqipe, e cila nga gjuhë e “mallkuar” dhe që duhej zhdukur për ata që donin të zhduknin apo
asimilonin kombin që e fliste dhe një “gjuhë
e errët dhe e huzauar” për do syresh që bënë dhe bëjnë komandë mbi të ende,
bëhet tashmë në mënyrë të qartë e të pakontestueshme, që nga koha që kjo vepër
ka dalë prej botimit, një gjuhë primordiale, një gjuhë që ka dhënë e ka dhënë për
t’u formëzuar shumë gjuhë të tjera. Vetë Zheji është Shenjtori i Madh, që i përkushtoi
gjithë jetën e vet shenjtërimit të gjuhës tonë. Rilindasit mund të quhen të
kompletuar vetëm me figurën e tij kaq të madhe. Nëse Rilindasit i hapën rrugën
e përparimit kombit tonë duke i dhënë dritën e munguar, Zheji kësaj drite i dha
shkëlqim, në një kohë që të tjerët mundohen t’ja venitin deri sa ndonjë erë e ndonjë kohe jo e
favorshme për kombin tonë t’ia fikë fare atë. Ai, Zheji, është Humbësi i Madh i
ndodhur midis dy epokave asaj të Rilindjes dhe asaj që ai vetë i paraprin me
veprën e tij. Ai është Qiriri i madh që po digjet, jo duke u mpakur në sytë e
atyre që e kuptojnë.
*P. Zheji, “Shqipja dhe
Sanskritishtja”, pjesa e parë, botimi i dytë. Tiranë 2005, fq. 141
Me veprën e tij ai ka vendosur pragun e madh, që
do ndalojë shpërfytyrimin e mëtejshëm të gjuhës së tij. Heshtja ndaj tij nuk është
vetëm heshtje, ajo është më së shumti shprehje e frikës nga e vërteta. Ata që
s’kanë rreshtur së anatemuar Rilindasit si “romantikë”
dhe “jo shkencorë”, tashmë, pas
daljes së veprës së Zhejit “Shqipja dhe
Sanskritishtja”, e cila është e mbështetur fort në idetë e fuqishme të
Rilindasve dhe është njëkohësisht vërtetimi i plotë i profecisë së tyre për
primordalitetin e shqipes, e kanë të vështirë, në mos të pamundur të rishprehen
si në të kaluarën. Tashmë ata do të kenë probleme me veten.
Vepra në fjalë e Zhejit fut në gjuhësinë shqiptare
ide të reja si simbolin, që është sipas tij një reduktim i gllosës. Po ashtu,
ai na tregon se fjalët kanë lidhje mitike mes tyre dhe hedh dritë mbi idenë e
tij se Gjuha referon te Qendra. Është i pari që fut në etimologjinë e
shqipes proçesin e motivimit. Për të, kuptimet e ndryshme të fjalës
polisemike kanë mes tyre lidhje të thella mitike dhe që etimologjia e Çabejit
as që u përpoq, qoftë dhe njëherë të vetme, t’i marrë në konsideratë.
Ekuacionet simbolike të algoritmit që lejojnë ndër
të tjera të justifikojnë (motivojnë) edhe kuptimet e dyta, të treta ... të së
njëjës fjalë, d.m.th. poliseminë e saj, një prurje e madhe filozofiko-gjuhësore
jo vetëm për shqipen. Zheji është gjithashtu i pari, që flet për operatorët
e lirë të shqipes, pavarësisht se në këtë vepër nuk ka si qëllim që të sjellë
të plotë gjithë këta të fundit.
Zheji duke u mbështetur fort në idetë e tij (si
ajo që Gjuha referon te Qendra), arrin të gjejë lidhje llogjike midis
shqipes dhe kinezçes si një gjuhë joindoeuropiane. Shembujt që sjell ai të
japin dorë të besosh në teorinë e tij, kur sheh konkordancat dhe përkimet si
kuptimore dhe ndërtimore (morfemore) të shumë fjalëve të shqipes dhe kinezçes.
Ai sjell dhe një sërë shembujsh të tjerë në mbështetje të teorisë së tij për përmbajtjen
e miteve kozmogonike në Gjuhë. Dhe llogjikisht ai arrin të nxjerrë
konkluzionin se: “Kështu Gjuha me
polisemantizmin e fjalëve të saj ruan të paprekur në shekuj një thesar të
paçmuar informacioni filozofik e shkencor, gjë për të cilën duhet t’ia dimë për
nder...”*
Duke dashur t’i jap një mbyllje refrimit ndaj
Zhejit, do të më duhet të citoj një paragraf nga vepra e tij “Shqipja dhe Sanskritishtja” në të
cilin, i bindur nga gjithë puna e tij studimore, që i ka kushtuar gjithë jetën
e tij, arrin të jetë i qartë deri në kufijtë ekstremë të kësaj fjale, kur në
lidhje me prejardhjen dhe etimologjinë e shqipes shkruan: “Megjithatë, rezultatet e Mejerit, të arritura duke e kapur gjuhën shqipe
nga degët e jo nga trungu kanë ndikuar në mjaft studiues, derisa shqipja të përfytyrohet
si një borxhleshë e madhe, që di vetëm të marrë hua. Nga njëra anë, pranohet
haptas se ajo ka lidhje me gjuhët e disa popujve që sot ndodhen në skajet më të
largëta të rruzullit, ose që janë zhdukur-keltët, latinët, helenët, armenët,
etruskët, indianët, balltikasit etj., gjë
që dëshmon për një lashtësi shumë të hershme, nga ana tjëtër, ajo trajtohet si
një gjuhë pa prehistori, si një gjuhë e ngjizur me huazime. Por, është e vështirë
të gjesh një gjuhë tjetër, që t’i ketë shqetësuar për kaq shekuj me rradhë
shkencëtarët e ndryshëm me konkordancat e saj me gjuhë nga më të vjetrat e në
hapësira nga më të largëtat. Është shumë sempliste ta shpjegosh një fenomen të
tillë me huazime. Edhe këtu, nuk duhet kapur nga degët, por nga trungu dhe
trungu është vetë lashtësia e gjuhës shqipe, karakteri i saj primordial. Duhet
menduar pra ndryshe, dhe pikërisht se këto konkordanca nuk vijnë nga
huazimet, por nga fakti se shqipja ruan më mirë se shumë gjuhë të tjera trajtat
primordiale, që ajo ndodhet në qendër dhe për këtë nuk huan, por jep hua, nëse
duam patjetër të flasim për huazime, megjithëse koncepti i huazimit këtu është
më i papërshtatshmi”.*
E parë edhe më gjerë, vepra e Zhejit përveç se është
një vepër e jashtëzakonshme filozofike dhe për shumicën si diçka e rënë pa
pritur prej qiellit dhe s’ia dinë vlerën, por ajo shërben dhe do të shërbejë në
përjetësi si një antidot, antitrup për ta mbrojtur shqipen në jetë të jetëve
prej virusëve azamtikë të prodhuar në
laboratorët e Çabejit dhe të pararendësve të tij si dhe të dishepujve të këtij
të fundit, që punojnë ende në këta laboratorë dhe vazhdojnë akoma ta shtrëngojnë
për gryke shqipen për ta lënë pa frymë.
*P. Zheji, “Shqipja dhe Sanskritishtja”, pjesa e
parë, botimi i dytë. Tiranë 2005, fq 22
Zheji, ky dijetar, filozof, erudit dhe gjuhëtar i
madh që harxhoi gjithë jetën e tij për gjuhën, duket sikur ka ardhur në kohën
dhe vendin e gabuar. Ai ka lindur në vendin ku Nënë Terezës i ndalohej të
shkelte dhe At Gjergj Fishtës ia hodhën eshtrat në Bunë. Ai lindi në vendin, që
për një kohë të gjatë personalitetet e vërteta të këtij kombi
depersonalizoheshin në emër të krijimit të “njeriut
të ri” pa fe, pa prona e pa personalitet. Por, dhe ajo kohë e errët e
kombit tonë, të cilit i imponuan ideologjinë komuniste, kishte nevojë për
akademikë, për doktor-profesorë e specialistë, sepse “njeriu i ri” nuk mund të krijohej vetvetiu. Kjo gjë ishte një
proçes i tërë. Tashmë, në dukje, ai rregjim që sundoi për gjysëm shekulli është
rrëzuar. Dita dhe data kur komunistët pushtuan dhe filluan sundimin mbi Shqipërinë
është dita dhe data kur filloi dhuna ndaj personaliteteve të kombit. Ishte dita
dhe data që vulosi fatin e shumë shqiptarëve, që mendonin ndryshe. Atë që
pushtuesit e huaj s’ia kishin bërë për mijëra vjet këtij populli, arritën t’ia
bëjnë pushtuesit (sundimtarët) nga brenda. E këta të fundit arritën t’i heqin
pronën, fenë, lëvizjen, të drejtën për t’u shprehur etj., etj.
Ashtu si pushtimi fashist ka një datë në histori,
për shqiptarët është shtatë prilli, po ashtu edhe rregjimi diktatorial ka një datë
pushtimi: 29 nëntorin. Por në vend që kjo të quhet datë pushtimi, na serviret
si datë çlirimi. Çlirim nga kush? Nga prona? Nga feja? Nga e drejta për të
folur? Kujt mund t’ia urosh një çlirim të tillë? Ende ka njerëz sot që e mbrojnë
me fanatizëm këtë datë dhe organizojnë edhe festë, duke e quajtur “nata e bardhë” ditën më të zezë për
popullin e tyre, ditën që ky popull “fitoi”
burgun kombëtar të vërtetë, duke jetuar brenda atdheut të tij burg të rrethuar
me tela me gjemba e me ushtarë të armatosur se mos dikush arratisej prej
atdheut. Tashmë janë po këta njerëz, që organizojnë “netët e bardha”, që flasin për një “Rilindje të Re Kombëtare”. Por, ende s’na kanë paraqitur një
Rilindas të Ri. Kemi aq shumë ekrane televizionesh, por vetëm fytyrën e një
rilindasi të ri nuk po e shohim. Duket se dikush kërkon të krijojë prapë “njeriun e ri” me një formë a metamorfozë
të re e për këtë i duhet një ideologji e re dhe e ka gjetur te Rilindja e Re.
Por, Rilindja pa rilindas, apo ku të gjithë do jemi rilindas duket si
lejfenizëm. Zoti i ruajt dhe këtë herë shqiptarët!
E pikërisht shumë nga ata doktor-profesorë që i shërbyen
me përkushtim mënxyrës ideologjike të rregjimit komunist, tani marrin tituj
akademikë dhe janë në hierarkinë e posteve shkencore e shoqërore në Shqipërinë
e sotme. Janë po këta, që i bëjnë propozime për dekorime ndaj njëri – tjetrit
Presidentit të Republikës dhe ky i fundit, që di ta bëjë mirë këtë punë, nuk e
humb ansnjëherë rastin. Por, kurrkush nuk kujtohet, jo të propozojë për dekorim
Petro Zhejin (që dyshoj se do të pranonte ndonjë dekorim nga dora që dekoron kë
të mundet me apo pa meritë), por as edhe të bëjnë një emision të thjeshtë
televiziv apo dokumentar për të si një nga figurat më të rëndësishme të gjuhësisë
shqiptare e tejshqiptare të kohës që jetojmë.
Por, meqënëse bëjmë një krahasim midis
personaliteteve, që për nga ajo çka sjellin në albanologji e në gjuhësi janë
kaq të ndryshëm sa dhe krahasimi mund të quhet i panatyrshëm e kjo për faktin
se ndërsa Çabeji nuk sjell kurrgjë të re për etimologjinë, përndryshe Zheji është
gjithë prurje idesh të reja dhe ekuacionesh gjuhësore të papara, që ndërthurin
mes tyre si gjuhën dhe filozofinë e si mitiken edhe shkencoren.
Autori i këtij studimi do sjellë me anë të një
sprove tjetër, që fakton dhe njëherë idenë e Zhejit për primordalitetin e
shqipes dhe njëkohësisht shërben si tregues domethënës se mënyra se si e ka
trajtuar Çabeji shqipen është pak të thuhet e pasaktë. Ashtu si Zheji e gjen
konfirmimin e punës së tij tek idetë e Rilindasve edhe autori i këtij shkrimi e
ka gjetur konfirmimin e punës së tij shumëvjeçare për veprën e tij të pabotuar
ende “Greqishtja bijë e shqipes, gjuha
sinonimike e saj”, te vepra e Zhejit. Për arsye të ngushtësisë që të lejon
ky shkrim, po bëjmë paraqitjen e familjes së fjalëve të greqishtes që janë
krijuar me prejardhje foljore prej foljes los
(lu, luaj lo) të shqipes.
Por, folja los
(loz) e shqipes, përgjithësisht në
fjalët greke gjendet në tre forma: los,
ros, nos. Karakteristikë është se për foljen los të shqipes greqishtja i përgjigjet
me foljen e saj pezo, por siç duket
kjo e fundit është me dy rrokje (dysilavike) dhe nuk volit për krijimin e fjalëve
të përngjitura të greqishtes dhe kjo e fundit për arsye ekonomike përdor për këtë
qëllim foljen e shqipes monosilavike los.
Duke qenë se fonemat l, r, n, janë
palatale, ato shpeshherë pësojnë rotacizëm r
: l, l : r, n: r : l. Si te fjala greke adherfos, që është e njëjtë me adhelfos, ku kemi rotacizëm r : l. Po kështu, edhe në shqip kemi rotacizmin në gjuhën e fëmijëve,
të cilët në vend të thonë rota
(për rrotën) thonë lota. Gjithashtu edhe rotacizmi r : n, që e kemi në dy dialektet e
shqipes ranë: rërë. Meqënëse
të tre këta tinguj krijohen pothuaj shumë afër në pozicionin e qiellzës me gjuhën
e ngritur dhe janë palatalë, ata prandaj shpesh përdoren në vend të njëri –
tjetrit si dhe për të krijuar fjalë me identitet të ri. Pra, kështu mund të
themi se në fjalët greke morfemat ros
dhe nos, s’janë gjë tjetër
veçse folja los e shqipes.
Kur për nos dhe ros në fjalët greke i zëvendësojmë
me los, atëherë fjala greke përfiton menjëherë etimologjinë e
saj të vërtetë dhe kuptimi i saj justifikohet. Kështu fjalët:
Shqip
|
Greqisht
|
rotacizmi
|
Greqisht me rotacizëm
|
Ndarje e fjalës në morfema greke
|
Kuptimi i plotë etimologjia
|
I gjallë
|
Zontanos
|
l : n
|
Zontalos
|
|
Zën + të + los (çdo gjë që los vetvetiu është gjë
e gjallë)
|
I vdekur
|
Nekros
|
l : r
|
Neklos
|
|
Nuk-los (si duket është antonim i fjalës i gjallë
(los) pra nuk los i vdekur
|
I mirë
|
Kalos
|
|
|
|
Ka – los ka kuptimin është mirë pra ka – los =që
los si gegërisht “ka shkoj”
|
Kohë – koha
|
Hronos
|
l: r
k : h
|
Klonos
|
|
k– lon= që lon (siç dihet koha nuk ndalet kurrë,
ajo lëviz, lon)
|
Kohë~a
|
Qeros
|
l : r
|
Qelos
|
|
Që -los (i
njëji shpejgim si tek hronos. Të dy sinonimet vërtetojnë njëri - tjetrin)
|
Lëng~u
|
Igros
|
l : r
g :gj
|
Igjlos
|
|
I :ë = igros = ë – gjë – los = është gjë që los.
Kjo është veti e të gjitha lëngjeve.
|
I thatë
|
Kseros
|
l : r
sk : ks
|
Kselos – skelos
|
|
Ske – los = ska – los = nuk është i lëngshëm =
s’ka lëng = i thatë
|
Ec! Para! (folje urdhërore)
|
Mpros
|
l : r
b : p
|
Mplos
|
|
Me – ba – los ( më përngjitje me + ba – mb – mp
+ los dhe jep urdhëroren mpros)
|
Tjetër
|
Alos
|
|
|
|
A – los = asht – los = asht ndryshuar çdo
ndryshim përbën tjetrësim)
|
Peng~u
|
Omiros
|
l : r
|
Omilos
|
|
O – mi – los (në greqisht me = mos pra o – mi –
los = o (është) mi (mos ) –los
|
Mulli
|
Milos
|
|
|
|
Edhe këtu është folja los dhe kuptohet që los
rrota e mullirit
|
I çmendur
|
Trelos
|
|
Mur ose
mun
|
|
Tre – los = tru – los = trulozur si tek i
trullos, i trullosur
|
I marrë, i çmendur
|
Murlos
|
|
|
|
Mur – los dmth ka marr – los = ka lojtur ka marrë
(mur) të losur nga trutë
|
Levë~a
|
Losto
|
|
|
|
Los – to = lostë, losta, lozëse
|
Levë
|
Mohlos
|
|
|
|
Mo – h – los me hy – los (dihet se leva hyn diku
dhe los)
|
Lolo
|
Lolos
|
|
|
|
Lo – los bëhet fjalë për lolon e mbretit dhe ka
pëersëritjen dy herë los (lolos)
|
Orë~a
|
Roloji
|
|
|
|
Ro – loji (duket se ro është shkurtimi i rrotë +
loji që tregon lojnë lëvizjen e akrepit)
|
Ballon ~a
|
Baloni
|
|
|
|
Tek ballon b = mb – mba er (l) + lon kemi
r : l pra mba+er+lon jep mba el lon-ballon me rënie të m-së
(quhet dhe si fjalë frëngë)
|
I ngushtë
|
Stenos
|
l : n
|
Stelos
|
|
Stë – los = rri e shtrënguar ose ngushtë (s’të
los se është ngushtë këpuca)
|
Ngeci, ndaloj
|
Skalono
|
|
|
|
Ska – lono = s – ka – lono (luaj) = s’ka luaj =
s’lëviz = ngec
|
Rob ~ i (luftë)
|
Ehmalotos
|
k : h
|
Ekmalotos
|
|
E – k – ma – lot = e – ka – mo (mos) lot, pra e
ka në ruajtje (mos lot), pra rob
|
Ciklon
|
Qiklonas
|
|
|
|
Q – ik – lon – as dmth erë e fortë që ik lon që
ikën dhe lon (luan) gjërat
|
Siç shihet nga tabela kollona 5 që emërtohet “ndarje në morfema të greqishtes” është
bosh, sepse këto fjalë nuk mund të ndahen në pjesë më të vogla, sepse nuk kanë
kuptim të mëvetësishëm. Por, ato mund të ndahen me ndihmën e shqipes, sepse janë
krijuar nga morfemat e kësaj e kësisoj këto fjalë mund të quhen dhe sinonime të
fjalëve të shqipes. Por, në këtë mënyrë është ndërtuar pothuaj i gjithë leksiku
i gjuhës greke e kështu kjo gjuhë mund ta gjejë shpjegimin dhe etimologjinë e
saj vetëm e vetëm nëpërmjet shqipes. Pra, greqishtja nuk mund të quhet më gjuhë
mistike, por një derivat i thjeshë i shqipes dhe nga gjuhë me “status të veçantë” kthehet në gjuhë e
prejardhur natyrshëm prej shqipes. Për arsye të ekonomisë së këtij shkrimi dhe
të synimit të tij këtu, nuk po trajtojmë të gjithë familjen prejfoljore të
foljes los (ros, nos, los) në
leksikun e greqishtes, por gjithësesi po japim një pjesë të saj më poshë, që
çdo kush që di dhe greqisht dhe shqip mund ta ketë të lehtë t’i shpjegojë po të
ketë parasysh dhe tabelën e mësipërme.
Këto fjalë janë: pasalos, kapilos, bahulos, avolos, paktolos, paralilos, tholos, rolos,
pilotos, velos, ovelos, dilos, kavlono, skarfalono, metalos, sfrigjilos,
ipalozia, sigalos, nothros, ohiros, paqeros, psihros, idhros, oqiros, ekthros,
olethros, kapnos, skinos etj.
Mund të themi me bindje të plotë se vështirësia për
të bërë etimologjinë e greqishtes dhe e shumë gjuhëve të tjera, qëndron në
faktin se morfologjia e gjuhës shqipe është e shtrembëruar (kështu si e
studiojnë sot) dhe kjo nuk ka lejuar që të bëhet edhe etimologjia e vetë
shqipes dhe ndërkohë ajo që quhet si “etimologji
e Çabejit”, vetëm etimologji s’është.
Mjafton të themi se foljet dhe parafjalët e
shqipes ose më drejtë, morfemat e gjuhës shqipe janë përgjegjëse për krijimin e
gjithë leksikut të greqishtes, që autori i këtij studimi do paraqesë më hollësisht
në librin “Greqishtja bijë e shqipes,
gjuha sinonimike e saj”.
Por, për të shuar kureshtjen e lexuesit e për t’i
krijuar atij sadopak përshtypjen se nuk është vetëm folja los (loz), por të gjitha foljet e shqipes dhe se nuk bëhet
fjalë për ndonjë rastësi, që autori e paraqet tinëz me qëllim krijimin e
iluzioneve të rreme, por se greqishtja është pothuaj gjuhë e krijuar tërësisht
prej shqipes, po sjellim dhe një grup fjalësh të krijuara me pjesëmarrjen e
foljes kam në trajtën ka të
shqipes në një mori të madhe fjalësh greke si dhe fjalë të kësaj gjuhe që
fillojnë me shkronjën (k).
Katharsis – pastroj. Kjo fjalë ka në qendër foljen e shqipes t’harr si tek t’harr shtëpinë, t’harr avllinë, vreshtin
etj. Në shqip folja harr e t’harr përdoret ende. Kështu fjalëformimi i
greqishtes katharsis mund të jepet mendihmën e shqipes ka – t’harr
+ sis (sufiks). Kështu një
grua gege thotë për jam duke pastruar shtëpinë: “Jam ka t’harr shpinë” dhe përngjitja ka dhënë fjalën greke ka + t’harr – kathar + sis (sufiks).
Kathekasta – mas ipe kathekasta – na tha
çdo gjë që ishte – na tha (ka thën k’ashta) = ku the k’asht (ast) = ka thën
atë ka asht (ka ast = kast)që asht me gjithë hollësitë.
Kathreftis – pasqyrë – paskqyrë = kathreftis = ka – th – re – fti (vti – veti) = ka thy re (çka vren) = ka
thy = kthen – re (re = pamje) = ka – thy
– re = kathre = kthe – re (kthe pamjen) = kqyr – pas = paskqyr = pasqyrë
kuptimisht.
Kalpi – kuti votimi.
Kall + bi = kall shqip = fus dhe pi – bi = fus + bie – kall + bie dhe në kohët
më të hershme votimi bëhej me disa kokrra, sfera të cilat futeshin dhe bënin
zhurmë kur binin dhe kalpi dmeth kall + bi (pi) = votoj.
Kamara – qemer, që
merr, në shqip që merr do të thotë që nuk shkon drejt dmth devijon dhe kuptimi
qemer dmth që harkohet dhe rëndom themi që merr hark dhe ngelet që merr dhe përngjitja
e tyre jep qemer e në greqisht për shkak të huazimit prej shqipes së vjetër
(gegërishtes) qëmer bën: ka merr, ka marr dhe në greqisht dha kamara.
Kampos – kambos – fusha – kambos do të thotë k’a (që asht) mbos (mbush). Dihet se fushat në përgjithësi
janë krijuar prej mbushjeve nga prurjet me aluvioneve të lumenjve, përrenjve
ose nga largimi i ujërave apo çarja e kënetave dhe liqeneve. Kështu dhe në
shqip fushë vjen nga mbushë (fusha - mbusha) – a (asht) me rënie të m-së fjala
mbusha-a bëhet bush-a busha dhe me rotacizëm të b : f si dy buzore fjala busha
u bë fusha. Gjithësesi forma arkaike busha ruhet në toponimin Bushat të Shkodrës,
që është dhe fushë. Prej kësaj etimologjie fjala e shqipes ka zënë vend dhe në
gjuhët latine. Kjo për arsye se vetëm shqipja mund ta motivojë këtë fjalë.
Kanakari – i përkëdhelur, që e mbajmë me kujdes dhe gjithmonë pranë. Zakonisht thuhet kur është bir
i vetëm. Rrjedhimisht kuptimi kanakari mund të ndahet ka an a ka ri (rri), që në
shqipen e sotme merr kuptimin ka (që asht) an (në anë, pranë) ka ri (duke
ndenjur, që rri) pra kanakari dmth ai që mbajmë pranë; kanakar – që an ka rri dhe në gegërishten e sotme
që flitet në Kosovë ka kuptimin e një fjalie të plotë ka an a ka ri.
Karridhi – arrë, kaçkë. Kjo fjalë mund të ketë dy shpjegime prej shqipes.
- Ka rrudha, ngaqë fruti i saj është me
rrudha si nga jashtë dhe nga brenda.
- Fruti i saj ka katër ndarje
(thelpinj) që janë të lidhur në qendër dhe ky mund të jetë dhe shpjegimi
ka-ridhi (ka-lidhi) prej ka – lidh – a, ku kemi rotacizëm r :l si tek
fjala adherfos – adhelfos.
Katara – mallkim –
prej shqipes ka ta ra
ose në gegërishten e sotme ka t’rantë!
(e keqja).
Katarrahtis – katarakt – prej shqipes ka ta ra ose që a (ka) tuj (ta) ra (me ran, në rënie).
Katastasi – gjendje – prej shqipes ka – tasht (tast) – asht
(as) dmth ka tasht asht ose që tashti është.
Kerea (qerea) – antenë. Siç dihet që të kemi lidhje me radiovalë duhet që të ekzistojnë dy
antena, të cilat medoemos duhet të shohin njëra – tjetrën. Dhe të fjala kerea
(qerea) kemi foljen e shqipes re – (vre – vrej) e vure re? Pra qerea vjen prej
që – re (që shihen më njëra – tjetrën.
Kerato (qerato) – bri. Brenda shqipes kjo fjalë është e lidhur me foljet pri dhe vri dhe tek bri
: vri (me vra) ku vri = b – ri (bën ri (rreh). Atëherë te fjala kerato kemi
foljen rrah (ra), pra qerato vjen prej që – ra – to ose që – rrah (godet, vret)
ndërsa to është sufiks i greqishtes.
Kerdhos (qerdhos) – fitim, të ardhura, prej shqipes që erdh + os (sufiks grek) që edhe
dha qerdh.
Keri (qeri) – qiri është
krijuar si antonim për dy ndriçues, që përdornin njerëzit në shtëpitë e tyre e
kjo për shkak të vendit ku i vendosnin. Kështu lamba ose llamba (me vajguri)
kishte në krye një vrimë a filiqe për tu varur (mbajtur) e për rrjedhojë lamba
– la – mba –het lë – la – mba dha llamba, ndërsa qiri duket nga që ai ulet,
vendoset mbi tavolinë në fundin e tij; që-rri – qi-ri , qiri.
Kinisi (qinisi). Prej
shqipes që nis (që nisi) lëvizje (që niset), duket që është krijuar prej dy fjalëve
të shqipes që + nis.(shpesh, në vend të ë-së së shqipes që mungon në alfabetin
grek, bëhet përfaqësimi isaj me i-në prandaj që nis bëhet qi-nis, qinisi.
Kladhi – degë (krahët e pemës) kra – kla + dhi (sufisk dhi) këtu kemi rotacizëm r : l.
Klidhi – çelës, hapës, dryn. Siç dihet çdo çelës shërben për të çelur (hapur) apo për të mbyllur
(lidhur) portën ose diçka tjetër. Te kjo fjalë kemi foljen lidh të shqipes me
një (k) përpara, që mund të jetë në kuptimin k + lidh (që lidh) ose k (ç)
klidhi: çlidhi (çlidhës, hapës). Gjithësesi çelësi ka dy funksione atë lidhës
dhe atë çlidhës (hapës, çelës). Më shqip nuk mund të jetë.
Klosa – klloçka. Për
të kuptuar etimologjinë e fjalës greke duhet të bëjmë më parë atë të shqipes.
Klloçka e shqipes thuhet për atë pulë që ngroh çka bërë (vezët) dhe kështu
ngroh çka ka dhënë groh – çka me pastaj gr : kr : kl dhe ngrohçka dha klloçka.
Por ll-ja mudn të jetë dhe bashkimi i ngroh – loçka, ku loçkel, vjen prej i
voçkël me metatezë i loçkël e kështu ngroh – ngro – gro – kro – klo + loçk dha
klloçkë. Si duket klosa e greqishtes është një trajtë e klloçkës së shqipes.
Kolumbitis – notar.
Prej shqipes ko lu mbi të (tis), që do të thotë që lu (luan) mbi të (mbi ujë). Duket
qartë që është një fjalë e përngjitur e shqipes. Në shqip notar vjen dhe ajo
nga folja lot (los), kështu not = lot (kemi rotacizëm n : l). Kështu notar mund
të ishte dhe lotar. Por te fjala greke folja lot (los) është si në trajtën e
gegërishtes së sotme lu ( me lujt, lu prej vendi!) që mund të jetë një refleks
arkaik i pellazgishtes që gegërishtja e ruan për mrekulli.
Kremadala. Në
greqisht është në kupimin e dikujt që është më i lartë se të tjerët. Vetë
ndarja e fjalës në morfema jep: kre – ma
– dal – a. Si duket është një fjali e plotë e gegërishtes së sotme (gjë që
në shumë raste na krijon përshtypjen sikur greqishtja i ka marrë këto fjalë
direkt nga gegërishtja, por në fakt mund të jetë se gegërishtja si gjuhë e egër,
në kuptimin e vjetër, e para, mund të jetë një refleks pothuaj i plotë i
pellazgishtes, pasi në greqisht gjejmë shumë gegërisht). Dhe fjala kremadal
mund të sillet si krye më e dalë (më e dalë në krye).
Kremidhi – qepë, kre – mi – dhi, kre (kokë, kokërr) – mi
(më) – dhi (dhé), pra kremidhi do të thotë kokërr më dhé (dheu).
Kriari – dashi që prin kopenë. Prej kry a rri. Meqë në greqisht mungon fonema y e shqipes, për kry thuhet kri ose si në të folmen e
Gjirokastrës që për krye thonë krie e kështu kriari do të thotë kry a (asht) ri
(rri), pa ai që rri në krye.
Kripso – fsheh. Dhe këtu
na duhet të sqarojmë se fjala fsheh vjen prej arkaikes së shqipes psheh, që përdoret
ende sot në gjuhën e folur, pra, tek fjala psheh, p –ja ka kuptimin mohues pa
(jo) si tek fjaët i pabesë, i pafat etj. E kështu psheh ka kuptimin që bëj + pa
(jo) të shikueshme diçka, pra p – sheh (jo sheh) e kësisoj shpjegohet edhe
fjala greke kripso (fsheh), që mund ta ndajmë në kri – pso, ku kri = kry dhe
pso = psho (pshoh). Në përfundim do të thoshim se kemi përngjitjen kry – psho
(kryej – pshehje) që në greqisht për mungesë të fonemave sh dhe y në gjuhën e
shkruar dha krypshoh – kripso.
Meqënëse është e pamundur për të sjellë këtu
etimologjinë e gjithë fjalëve që fillojnë më shkronjën k (kapa) të greqishtes,
pasi ato janë aq shumë sa do të kërkonin mbase një vëllim të plotë, autori ka veçuar
pak më shumë se 500 fjalë temë të greqishtes, që fillojnë me këtë shkronjë dhe
që etimologjia e tyre bëhet vetëm prej shqipes.
Por, duhet thënë
se këto 500 fjalë-temë janë përgjegjëse për krijimin e disa mijëra fjalëve të
prejardhura prej tyre e që mbushin konsiderueshëm leksikun e greqishtes. Por
shpjegimi i fjalëve të prejardhura nuk paraqet ndonjë vështirësi dhe interes të
veçantë.
Duhet veçuar
gjithashtu, se në leksikun e greqishtes si dhe të shumë gjuhëve indoeuropiane,
prania e shqipes në fjalët që fillojnë me shkronjat k, l, m, është shumë më e dukshme dhe lehtësisht më e perceptueshme
për arsye se me këto shkronja janë të lidhura foljet më të përdorshme në gjuhë
në tërësi, si folja los (lu), lë, ka
(kam), si dhe parafjalët dhe lidhëzat ku,
la (lart), më , me dhe duke qenë se këto folje janë njërrokëshe (një
silavike) në gjuhën shqipe, ato janë huazuar si dhe të tjerat folje njësilavike
të shqipes, në shumë gjuhë për të krijuar një fjalë më ekonomike (të shkurtër),
pasi po të shohësh foljet përkatëse të këtyre gjuhëve, vihet re se ato janë dy
e më shumë rrokshe dhe kjo nuk jep dorë për të krijuar një fjalë të përngjitur
dhe ekonomike (të shkurtër), mungesë të cilën e plotësojnë foljet e shqipes dhe
parafjalët a ndajfoljet e saj.
Të para dhe
brenda shqipes, këto folje, parafjalë dhe ndajfolje, kanë krijuar një grup të
madh fjalësh, të cilat shpjegohen etimologjikisht lehtësisht, por ngaqë përdoren
në shumë gjuhë të tjera, herë – herë atyre që s’besojnë në gjuhën shqipe s’u
duken si fjalë të saja. P.sh.: manastir,
fjalë që do të thotë për një ndërtesë fetare e ndërtuar zakonisht jashtë
qendrave të banuara e që jepet prej shqipes lehtësisht më – an – a– shtir, ku i shtir ka kuptimin i shtyrë, i hedhur
tutje. Po ashtu me ndajfoljen ku
dhe foljen los është krijuar
fjala kolose, që do të thotë: ndërtesa
ku – o los – e dhe ngaqë sheshi i
koloseut të Romës shtrohej me rërë (ranë), ky i fundit quhej arena (a – rena), pra asht – ranë (rërë).
Kjo “ndërhyrje” kaq e fortë e shqipes
në këtë grup fjalësh që fillon me këto tre shkronja k, l, m, e ka detyruar Çabejin dhe redaktorët e botuesit e tij që të
mos nxjerrin të botuara studimet e tij etimologjike për këto tre shkronja, që
janë edhe në mes të alfabetit. Kështu fjala kala, që tregon një fortesë, që përgjithësisht në Shqipëri
ndërtohej në vende të ngritura (të larta) e zakonisht mbi zonat e banuara,
justifikohet etimologjikisht me etimologjinë e thjeshtë ka – la (që asht – lart),
ku rotacizmi k : q është i shpeshtë në shqipe dhe ka shpreh që a
(asht). Po ashtu, fjala këmba
do të jepej thjesht prej funksionit të saj mbajtës këmba = që – mba ose më thjesht nga gegërishtja ka – mba.
Por, duke qenë
se Çabeji në të gjithë etimologjinë e botuar deri më sot nuk na jep kurrë njëherë
edhe një fjalë të vetme të përngjitur prej foljes së shqipes (sikur fenomeni i
përngjitjes mungoka në shqipe si dhe të mos ekzistojnë për të foljet shqipe)
dhe kështu për këtë studiues të gjuhës shqipe e që e mbajnë për më të madhin e
saj; ose nuk ka shkruar kurrgjë për këto tre shkronja, se ka ndier që është i
pafuqishëm ta errësojë shqipen pikërisht në këto shkronja ose ai ka shkruar dhe
në vazhdën e punës së tij për të mohuar shqipen, me stilin e tij (vetëm
krahasues por pa parë se shqipja i ka përngjitur e thurur vetë fjalët e saj) do
të ketë arritur në përfundime logjikisht të papranueshme edhe për vetë redaktorët
apo kujdestar – dishepujt e tij, që ka lënë pas. Kam bindjen se edhe nëse ka shkruar
për këto tre shkronja, këto studime s’kanë për të dalë kurrë. Nëse do të dilnin
studimet e Çabejit për këto tre shkronja, ato thjesht do ishin një provë e
madhe kundër tij dhe do nxirrnin më në pah gjithë shtrembërimin që i bën ai
shqipes. Dalja e tyre nuk do rrëzonte vetëm Çabejin. Ajo do të ishte thjesht
pikënisja e një orteku balte (të hedhur mbi shqipen prej tyre) që do të
mbulonte të parën veprën e Çabejit dhe të shumë të tjerve që kanë vegjetuar
prej tij.
Duke qenë se
Çabeji trajtohet si gjuhëtari më i madh shqiptar, mund të hamendësojmë se ai i njihte
morfemat e shqipes, foljet, ndajfoljet, parafjalët e saj si dhe duhej të njihte
edhe fjalëformimin nëpërmjet përngjitjes së një togfjalëshi a një fjalie të tërë.
Njeriu që bëri transkiptimin dhe transliterimin e Buzukut kish dhe njohje të
plotë të gegërishtes dhe të karakterit të saj njësilavik. Por, megjithkëtë e
megjithëkëto ai s’u mbështet në karakterin e shqipes për të bërë etimologjinë e
saj dhe ajo që na ka dhënë në studimet e tij për këtë gjuhë do të ishte pak ta
quaje “fyerje” për gjuhën e shqiptarëve.
Vetë Çabeji është kulminacioni i luftës kundër shqipes. Vazhdimin e kësaj
lufte, po tashmë pa strategun në krye, e vazhdon një ushtri e mirëorganizuar
dhe ato që quhen institute të gjuhësisë a të mësuesisë i ka kthyer në bunkerë,
që të mos lejojnë futjen e të vërtetave shkencore për gjuhën shqipe e më gjerë.
Dhe në këtë luftë kundërshtarët e shqipes kanë arritur disa rezultate jo të
vogla e ndër ta mund të rradhisim:
-
Shqipja trajtohet si një gjuhë e huazuar edhe
si e huaj; shqipes i është shtrembëruar qëllimisht morfologjia e saj (kjo në mënyrën
se si ua servirin nxënësve dhe studentëve). Mbasi kanë mundur të mënjanojnë me
mosfutjen në sistemet shkollore të ideve te rilindasve për prejardhjen e gjuhës
shqipe dhe primordalitetin e saj, e kanë kthyer sistemin gjuhësor në një dogmë
që s’mund as të ndryshohet as të diskutohet. Kanë përvijuar një qëndrim unik
kundër çdo prirje të re dhe skencore për gjuhën shqipe dhe historinë e saj dhe
ky qëndrim është mospranues. Me metodat e tjera si heshtja, injorimi, degradimi
etj., mundohen dhe kanë arritur të mbajnë larg shkencën dhe të vërtetën ndaj
gjuhës shqipe. Jo vetëm që në sistemin arsimor nuk fusin sikur dhe një orë
leksion për veprat e Petro Zhejit dhe te Nikos Stilos, por gjëkundi nuk ua përmendin
emrat nëpër tekste, pasi kjo mund të
ngjallë kërshëri ndër studentë apo nxënës. Në çdo tekst a leksion për
dialektologjinë e shqipes fshehin me kujdes dallimin kryesor midis dy
dialekteve ose midis gegërishtes në njërën anë dhe standartes apo toskërishtes
në anën tjetër. Pikërisht fshehin karkaterin
silavik të gegërishtes dhe duket se këtë e bëjnë për format e saj njërrokshe
dhe aq elegante të morfemave të saj, që të mos studiohen jo vetëm brenda
shqipes, por dhe jashtë saj.
Kanë rrënjosur
konceptin se gegërishtja është thjesht një dialekt i rëndomtë i shqipes dhë për
çdo kënd që sjell studime mbi të (siç ka bërë Zheji me “operatorët e lirë”, që përgjithësisht janë morfema të gegërishtes) është
i papranueshëm. Në vend që të studiohet gegërishtja në shkolla (siç ndodhi në
Greqi, ku greqishtja e vjetër është lëndë e veçantë për arsimin e mesëm dhe
para tij) ajo thjesht përmendet sa me la gojën. Ky dialekt, pra gegërishtja, që
me morfemat e tij njërrokshe e lidh shqipen pothuaj me të gjitha gjuhët
indoeuropiane dhe, në vetvete, ka shumë gjasa që të jetë përfaqësimi më i mirë
dhe arkaik i vetë pellazgishtes, injorohet me kast. Qëndrimi i padrejtë ndaj
gegërishtes duket se motivohet nga frika e prishjes së gjuhës standarte.
Për autorin e
këtij shkrimi, që është prej Këlcyre, qytet ky i ndodhur në zemër të toskërisë
e ku gjuha e folur aty është pothuaj e njëjtë me standartin, do të ishte e
volitshme të “mbronte” standartin. Por, duke pare se gegërishtja me elegancën dhe finesën e
morfemave të saj është e pranishme në gjuhët më të kultivuara të botës së sotme
të civilizuar dhe ka ndikuar që këto gjuhë të jenë me elastike, të shpejta e më
tingëlluese e të volitshme (dhe kjo gjë sa vjen e vërtetohet më shumë), duket i
pajustifikueshëm qëndrimi që mbahet ndaj saj, në mos barbar. Në një vend që po
ecën drejt demokracisë dhe ku po ligjërohen të drejtat e shoqatave LGB,
ekziston gegofobia.
Duke qenë se
gegërishtja është e pranishme aq shumë në greqishte e italishte, frëngjishte e
gjithandej dhe se ajo është pjesë formuese e rëndësishme e domethënëse e
leksemave të këtyre gjuhëve, ajo nderon gjuhën shqipe në tërësi dhe njëkohësisht
ajo meriton nderim. Përdorimi i formave (morfemave) të saj më të shkurtra dhe më
përfaqësuese nga ana kuptimore do ta bënte sigurisht më të bukur, më tingëllues,
më të qartë dhe më shprehës standartin e ri të shqipes. Natyrisht që këto gjëra
nëse do t’i thoshte një gjuhëtar geg, doemos mund ta akuzonin fill për “krahinarizëm” etj. Por, një vështrim i
thellë e krahasues shkencor duke përfillur shqipen si gjuhë natyrale e në tërë
përbërësit e saj autoktonë në fjalëformime dhe në etimologji të vërtetë do të
jepte një pamje të re edhe mitike edhe natyrale. Prakticiteti dhe natyraliteti
i shqipes është i pakrahasueshëm.
Maj 2012
No comments:
Post a Comment