Detyra Kursi do publikohen dhe ne ditet ne vijim.

Do ndjehemi shume te respektuar kur ju kerkoni ndihmen tone per keto detyra kursi.

Friday, April 13, 2012

EMIGRANTE NE GREQI , APO BASHKEVUAJTES NE ATDHEUN TONE


Emigrantët shqiptarë largohen në mënyrë masive nga Greqia

tags Tola, një mësuese e gjuhës shqipe dhe burri i saj Gramozi, një oficer policie, u larguan nga Shqipëria më 1999 dhe u vendosën në Greqi për të ndërtuar një jetë atje. "E shihnim qartë se.....

ishte e vështirë të blinim shtëpi dhe do të na duhej të paguanim huanë gjatë gjithë jetës tonë," thotë Tola
Ata nuk ishin të vetmit që kishin këtë mendim. Nga ana statistikore, Greqia dhe Italia strehojnë numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë.

Gruaja e re thotë se jeta në Greqi nuk ishte e lehtë. Megjithatë, ata punuan shumë dhe arritën të kursejnë para për të blerë një apartament. Tola i lindi të dy fëmijët e saj në Greqi, duke i dërguar në kopshte privatë, ndërkohë që ajo dhe burri i saj punuan ditë e natë për të kursyer para. "U mësuam me këtë lloj jetese, dhe nuk kishte asgjë që të na tërhiqte vëmendjen. Gjithshka që dëshironim ishte të kursenim para," thotë Tola.
Çifti dhe dy fëmijët e tyre u kthyen në Tiranë më 2005 dhe blenë një apartament. "U përpoqëm të gjejmë punë këtu, por gjërat në Tiranë kishin ndryshuar aq shumë sa u ndjemë si të huaj. U kthyem në Greqi për të punuar më shumë, për të kursyer më shumë para që të blinim një dyqan dhe të kishim një biznes të vogël. E kuptuam se kjo ishte e vetmja mënyrë për të patur një të ardhme në Shqipëri," thotë Gramozi
Ata iu kthyen të njëjtës rutinë dhe i depozitonin paratë në bankë, derisa një ditë njerëzit "filluan të pëshpërisnin se një krizë e madhe ishte duke ardhur".

"Isha shumë e shqetësuar kur i dëgjova këta zëra. Shenjat e krizës filluan të bëhen të dukshme shpejt. Gramozi nuk po merrte rrogën e tij dhe shumë punëtorë mbetën pa punë. Gjithçka që mund të merrnim ishin 70 euro në javë nga rroga ime."

Ajo shton, "Filluam të përdornim para nga kursimeve tanë, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Diskutuam dhe vendosëm të ktheheshim në Shqipëri. Jeta në Greqi ishte bërë e vështirë. U kthyem në Shqipëri në korrik 2009, pa paratë që ishim përpjekur të grumbullonim për të blerë një dyqan këtu."

Burri i saj u kthye sërish në Greqi. "U rregjistruam në zyrat e punës si emigrantë që ishin kthyer në shtëpi, por asgjë nuk ndryshoi. Kursimet tona po shteronin," thotë Gramozi.

"Vendosëm të fillojmë një biznes të vogël, një kafe interneti, dhe të kërkonim punë në të njëjtën kohë. Gjetëm një vend dhe filluam të punojmë në tetë të mëngjesit dhe e mbyllnim pas mesnatës. Fitojmë aq para të mjaftueshme sa për të ushqyer fëmijët," shton Tola.

Qeveria shqiptare pranon se dërgesat nga emigrantët shqiptarë në Greqi kanë rënë, por vendi nuk po përjeton efektet negativë të cilave u trembej.

"Përkundrazi, mijëra shqiptarë janë kthyer. Kanë sjellë me vete paratë që kursyen në Greqi dhe kanë filluar të investojnë në biznese të vegjël. Kjo është fitore e madhe për Shqipërinë. Njerëzit që kanë mësuar shumë jashtë vendit, kthehen dhe ndërtojnë diçka të re këtu," tha Kryeministri Sali Berisha për gazetën austriake Kurir në një intervistë këtë muaj.

Por opozita shqiptare nuk është dakort. Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Koçi tha për të përditëshmen shqiptare Mapo se kriza greke ka ndikuar negativisht në ekonominë shqiptare.

"Nëse ne mendojmë pikë së pari se emigrantët shqiptarë do të kthehen në vend, duke filluar biznese të vegjël, të cilët do të ndihmojnë për rritjen e ekonomisë shqiptare, kjo është shumë e bukur për t’u besuar. Asnjë ekonomist nuk mund t'a thotë atë, duke patur parasysh tregun vendas," tha Koçi për të përditshmen më 20 qershor.

Pavarësisht nga opinionet e kundërta mes politikanëve, emigrantët shqiptarë vazhdojnë të kthehen, disa për t'u vendosur përgjithmonë, të tjerë duke pritur për kohë më të mira për t'u kthyer në Greqi.


shihni disa nga komente te lexuesve te ndryshem dhe me pas jepni dhe ju komentin tuaj
BLEDI
JETA NE GREQI PO VESHTIRSORT ME SHUME DHE EKONOMIA ESHTE SHUME POSHTE NGA SEC E TREGOJNE POR NJERZIT KANE AKOMA SHPRES SE MOS GJENDJA PERMIRSOHET POR SI PAS ISTUTISIONET KETU SHPRESA PER NJE TE HARDHME ESHTE NEGATIVE PRANDAJ NJERZIT QE JETOJNE KETU MARI MASA PARAPRAKE SI PER SHEMBULL KERKOJN QE TE HAPIN NDONJE BIZNES NE SHQIPERI POR EDHE NE SHQIPERI GJENDJA NUK ESHTE ASHTU SI E TREGOIN POR SHUME NDRYSHE SEPSE NE GREQI VERTET ESHTE NE GJENDJE EKONOMIKE KEQE POR NE SHQIPERI JANE NE GJENDJE KRIZE POLITIKE DHE NE SHQIPTARET TE HUAJ NE GREQI TE HUAJ NE SHQIPERI PRANDAJ ZGJIDHIA ESHTE TE EMIGROJME NE NDONJE TJETER SHTETE OSE NE BE OSE NE AUSTRALI KETO SHIKOJME NE KETU NE GREQI

ANONIM
me kete kriz te gjithe do largohen nga greqia se nuk ja dalin mbane edhe ata qe punojne kane probleme me pagesen se nuk paguhen ne kohen e duhur dhe eshte normale qe do shpenzosh nga ato qe ke mbledhur.

ANONIM

ΑΥΤΟΙ ΠΟΥ ΘΕΛΟΥΝ ΝΑ ΦΥΓΟΥΝ ΝΑ ΠΑΝΕ ΣΤΟ ΚΑΛΟ. ΑΡΚΕΤΑ ΔΕΙΝΑ ΠΡΟΚΑΛΕΣΑΝ. ΑΡΚΕΤΟΥΣ ΕΛΛΗΝΕΣ ΠΟΥ ΤΟΥΣ ΕΔΩΣΑΝ ΕΝΑ ΚΟΜΜΑΤΙ ΨΩΜΙ ΤΟΥΣ ΕΣΤΕΙΛΑΝ ΣΤΟΝ ΑΛΛΟ ΚΟΣΜΟ.ΑΡΚΕΤΑ ΔΙΣ ΕΦΥΓΑΝ ΓΙΑ ΑΛΒΑΝΙΑ. ΔΕΝ ΤΟΥΣ ΕΧΟΜΕ ΑΝΑΓΚΗ ΕΞ ΑΛΛΟΥ. ΑΥΤΟΙ ΗΛΘΑΝ ΠΕΙΝΑΣΜΕΝΟΙ ΚΑΙ ΑΘΛΙΟΙ ΚΑΙ ΔΕΝ ΣΕΒΑΣΤΗΚΑΝ ΟΥΤΕ ΝΟΜΟΥΣ ΟΥΤΕ ΑΡΧΕΣ ΣΤΗΝ ΕΛΛΑΔΑ. ΑΣ ΒΡΟΥΝ ΕΡΓΑΣΙΑ ΚΑΙ ΤΑ ΔΙΚΑ ΜΑΣ ΠΑΙΔΙΑ. ΑΣ ΜΕΙΝΟΥΝ ΕΠΙ ΤΕΛΟΥΣ ΤΑ ΕΥΡΩ ΣΤΗΝ ΕΛΛΑΔΑ.

ANONIM
Per sa i perket tekstit tuaj do thosha qe nqs shteti grek na kthen te gjitha depozitat qe kemi bere ne emigrantet ne shoqerine e sigurimeve [IKA] atehere ne shqipetaret do largohemi menjehere nga vendi juaj perkundrasi mos debatoni kot. Nqs ju intereson te punesoni femijet tuaj ju lutem kontaktoni me mua por nuk besoj qe femijet tuaj kane nevoje te punesohen.

ANONIM
Hengshin njeri-tjetrin te gjithe emigrantet qe do kthehen ne Shqiperi tani, te shikojme se sa mire eshte pa Greqine, te shikojme se sa mire eshte te marresh rroge 200 mije leke ne muaj tani ne Shqiperi, gezohuni tani qe do kthehen te gjithe edhe jo vetem qe nuk do futen me leke nga jashte ne ate plehre vend me emrin Shqiperi, por sdo kene as ku te punojne…

ANONIM

It seems like for economical reasons, people who are feeded by cheap religious claims or affairs are on lose again,

Greece and Albania and Turkey are 3 different states,
any stupid that plays it Nationalist and belives in the crap and shit of cheap propagandist get lost,

Albania Neede many times to overpass civil wars for religion and still some bring them back,

Greece Needed Albanian workers, and in most times reward them well, cause with same work in Albania they would have not even the half they have,
On the other hand Albania as state earn enough from immigrants in Greece,
I thing it is time for Albania to decide if wants her kids back and help them in return and restore life in homeland, or if wants them away and just send money checks.
the case that Greece enters poverty if for of you it is time to start wars or expand, then go to hell,
with unemployment that reaches 25% in some areas, a pushed immigration by Albanian state to greece for money might cause problems,

for any of you that thinks clear and not ‘warmhead’
just think that Greece and Albanian people had a trade,
and Greece is not officially kicking any Albanian, but crisis and unemployment causing problems,

for any warmhead Nazi that believes Greece is Albanian protectorate, or an Alliance with Turkey will help them conquer Balkans, Let him send his children at first line, and not in Italy to avoid war,

KOMUNISTI
Une jam nga ata qe kane mendimin e pa lekundur se krizat ne sistemin kapitalist jane pjelle dhe bashkeudhtare te ketij sistemi. Krizat provokohen e zhvillohen nga vete sistemi kapitalist qe sot e kane zbukuruar me emrin “demokraci” per te genjyer naivet dhe budallenjt. Kriza e sotme qe ka mberthyer nje pjese te mire te vendeve kapitaliste filloi ne Amerike ne “kampionin e demokracise”, sic thone per te disa naive e servile te saj, te cilet jane te prirur te ndjekin rrugen e saj. Bankat amerikae te gjitha parate e grumbulluara nga depozituesit dhe ato te grumbulluara nga fitimet e deri athershme, i shperndane ne forme kredije perkundrejt nje interesi relativisht te larte,duke mos lene asnje rezerve per t’iu pergjigjur nevojave te biznesit ne fusha te ndryshme te tij.Kredimarresit nuk munden ti shlyenin kestet e kredive te marra ne kohen e duhur, duke krijuar deficite te ndjeshme te bankat, te cilat nga ana etyre nuk i u pergjgjen kerkesave per para biznesit, te cilet ulen prodhimin, nxuarren nga puna nje numur te konsideuashem punetoresh,te cileve u ul munsesia per te paguar kreditet e marra.Ne Greq miliardat u vodhen nga “glasat” politike ne pushtet duke krijuar gjithashtu nje deficit kolosal per Greqine, sepse parate e vjedhura nuk kthehen me ne vendin ku ishin.Po keshtu ose edhe ne forma te tjera vjedhjeje, shpedorimi, shperblimi te shefave te larte te kastes qeveritare e tj e tj sepse format e pervetesimit ne kapitalizem kane dhe sot jane bere akoma me te larmishme e me te sofistikuara. Duke qene se shoqeria e sotme qeveriset ne menyre kapitaliste, pra duke vene fitimin ne plan te pare mund te themi pa asnje medyshje se shoqeria e sotme persa i perket organizimit te saj eshte nje shoqeri primitive, sic ka qene qe ne kohen e skllavopronarise.

ANONIM
sa do qe te shani shqiperin jo ekeni shum gabim vetveten e juaj keni shar.pavarsisht se shqiperia ska pun po mjafton se jemi krenar se ke kemi vendin ton .te jesh krenar per shqiperin.faliminderit ata ato qe elecojn dhe kan tenjejtin mendim??????//

ANONIM
NUK E DI C'DREQ ESHTE AI APO AJO KOMENTUES QE MALLKON BASHKEVUATESIT , TE CILET PERJETUAN EMIGRIMIN ME TE EGER GJATE KETYRE 20-VITEVE , SHQIPTAR APO VORIOEPILESH, POR CILIDO QOFTE AI PER TURP E PASTE . TE GJITHE PAK A SHUME JETUAM DHE PUNUAM NE GREQI , KUSHDO NGA NE USHQEN RESPEKT PER AQ SA KA MARRE NGA AI VEND POR NE FUND TE FUNDIT DHE NE KEMI DERDHUR DJERSE DHE GJAK, ASGJE SNA ESHTE DHURUAR DHE JA C'FITUAM URREJTJE PER NJERI-TJETRIN PER ME TEPER NE NJE PERIUDHE KUR LYPSET ME SHUME SE KURRE SOLIDARITETI MIDIS SHQIPETAREVE. E PRA TI KOMENTUES KUSHDO QOFSH , HENGSH TI KOKEN ME ATE MENDJE TE SEMURE DHE TE LODHUR QE MBART ME VETE.!

No comments:

Post a Comment