Detyra Kursi do publikohen dhe ne ditet ne vijim.

Do ndjehemi shume te respektuar kur ju kerkoni ndihmen tone per keto detyra kursi.

Friday, April 13, 2012

RELATIVITETI I MORFEMËS/ SHQIPJA ÇELËSI I GJUHËVE INDOEUROPIANE

RELATIVITETI I MORFEMËS Agron Dalipaj Përkufizimi për morfemën se ajo është njësia më e vogël e kuptimshme e fjalës, është i drejtë. Por, në realitet ky koncept praktikisht është relativ për shumë arsye......
Së pari mund të themi se për shkak se mungon një degë e gjuhësisë që do të studiojë natyrën e ngjizjes së morfemës dhe të nxjerrë ligjësitë e krijimit të saj dhe së dyti mund të themi se nuk dihet saktësisht se nga cila gjuhë e kanë prejardhjen morfemat e së treti mendoj se pengesë për njohjen e vërtetë të morfemës janë teoritë e ndryshme që ekzistojnë dhe sidomos ajo sosyriane, e cila për shkak të pamundësisë së njohjes më analitike shpiku absurdin: teorinë e arbitraritetit. Për të parë relativitetin e morfemës për rastin e mosnjohjes së prejardhjes së fjalës japim disa shembuj: 1.Stalagmit – Kjo fjalë njihet si e leksikut grek dhe është e përhapur si e tillë në shumë gjuhë të tjera. Në greqisht stalagmitis, ku is është sufiks dhe stalagmit ka kuptim të pandashëm në këtë gjuhë dhe njëkohësisht shërben si morfemë. Dihet se stalagmiti krijohet zakonisht poshtë një stalagtiti nga rënia e pikës së ujit, e cila përmban gëlqere (Ca Co3). Në fenomenin e krijimit të një stalagmiti duhet me patjetër që të ekzistojë ujë nga sipër dhe ai të bjerë (shtihet) në formë pikash dhe njëkohësisht të lagë mbi të konin e ngritur gëlqeror, që quhet stalagmit. Po të shohim fjalët e nënvizuara e t’i rradhisim pranë njëra – tjetrës shti, lag, mbi, të dhe duke menduar se në gjuhën e folur shqip shpesh për të thënë mbi përdoret mi me aferezë të (b) si në fjalën mirmrama për mirëmbrëma në të folmen e Shkodrës. Rrjedhimisht fjala stalagmit (që në greqisht është e pandashme, pra morfemë) në shqip ka kuptim analitik shti lag mi të. Meqënëse në greqisht mungon në gjuhën e shkruar fonema (sh) e në vend të saj përdoret (s), atëherë folja shtie, me shti, bëhet sti (njësoj si fjala shtyllë e shqipes në greqisht stylos ku os është sufiks dhe rrënja styl që shqiptohet stil) e kësisoj kemi shti lag mit ---sti-lag-mi-t. Këtu në fund të këtij fjalë-formimi greqisht, me operatorë tërësisht të shqipes, t-ja është pa ë-në për arsye se kjo fonemë dhe shkronjë mungon në alfabetin grek. Duke qënë se zanoret kanë karakter ngjyrativ dhe ato shërbejnë për të shoqëruar bashkëtingëlloret është e qartë se fjalë-formimi i shqipes shti lag mi të (sti lag mi t) në greqisht shfaqet sta lag mit, stalagmit. Përfundimisht kjo morfemë e greqishtes e cila në këtë gjuhë nuk mund të shpjegohet e ndahet më tej në kuptime plotësuese, në shqip, e njëjta morfemë (stalagmit) sti lag mi t (shti lag mbi të) ndahet në katër morfema në stadin aktual të konceptimit të morfemës në gjuhësinë e sotme të shqipes. Pra, nga ky shembull vërtetuam se morfema është relative për shkak se ajo në gjuhën nga ku ardhur ka kuptime më analitike dhe njëkohësisht na lind e drejta të dyshojmë në teorinë e arbitraritetit Sosyrian se emërtimet janë etiketa e ato nuk kanë lidhje brendie me fenomenet a objektet që etiketojnë. Pamë se mofema greke, stalagmit, s’mund të jetë një morfemë, por disa morfema njëherazi në shqip dhe mund të themi se koncepti i morfemës është relativ. Por le të hedhim një vështrim brenda gjuhës shqipe në lidhje me morfemën dhe këtu është mirë ti referohemi ndonjë autori për të qenë më bindës dhe konkret. Në librin “GJUHA AMTARE” botim i Universitetit të Prishtinës 2010 e me bashkëautor Prof. Dr. Ali Jashari dhe Prof. Asc. Dr. Bahtijar Kryeziu që ka dhe pëlqimin e dhënë për këtë botim nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës trajtohet edhe morfologjia në pjesën e dytë brenda këtij botimi. Duke qenë se në këtë vepër qëndrimi i autorëve për morfemën përfaqëson qëndrimin e gjuhësisë shqiptare si shkencë, zgjedhja e tyre është rastësore dhe thjesht ilustruese. Mendoj se vepra e tyre ka vlera te shtuara dhe ja ka vlejtur qëllimit për të cilin është botuar. Në analizën morfematike të fjalës sipas ndërtimit autorët sjellin disa shembuj e këtu po veçojmë ata çka na interesojnë për këtë studim. Fjalën ripërpunojmë autorët e ndajnë në pesë morfema, ndërsa fjalën mali në dy morfema e konkretisht: 1. ripërpunojmë – ri + për + pun + o + jmë = pesë morfema 2. mali – mal + i Në po këtë libër jepet përkufizimi për fonemën: “Fonema nuk është njësi me kuptim, por ka funksion ndërtues dhe funksion dallues” (fq 41), si dhe veçoritë përkufizuese të morfemës si: a. Është njësia më e vogël e kuptueshme e fjalës b. Ajo nuk mund të zbërthehet në njësi më të vogla të kuptueshme c. Morfema mund të përbëhet nga disa fonema ose nga një e vetme Në shembullin numër 1 autorët e ndajnë fjalën në pesë morfema e rrjedhimisht në bazë të dy veçorive a dhe b, ata duhet t’u përmbahen këtyre të fundit, pra të jenë njësi më të vogla që përmbajnë kuptim dhe të mos zbërthehen në njësi më të vogla të kuptueshme. Të fjala ripërpunojmë shohim se tre morfemat e para i plotësojnë kushtet dhe ri + për + pun + o + jmë 1 2 3 4 5 veçoritë për të qënë të tilla, ndërsa morfemat 4 dhe 5 (përkatësisht o dhe jmë e quajnë si morfema ndajshtesore). Por, që në pamje të parë këto dy të fundit nuk plotësojnë veçorinë e të qënit të kuptueshme të ndara nga fjala. Kështu të krahasuara me tre morfemat e para që kanë kuptim të mëvetësishëm: ri – për i ri, për (parafjalë, ndajfolje), pun (emër), të ashtuquajturat morfema ndajshtesore nuk shprehin asnjë kuptim të mëvetësishëm e si rrjedhojë s’mund të quhen morfema ndajshtesore dhe mund të quheshin ndajshtesa morfemore. Mendoj se një fjalë ka një ose disa morfema por jo të gjitha ndarjet që mund t’i bëjnë një fjale si bëjnë autorët mund të pranohen për morfema. Tek fjala mali që është sjellë si shembull e ndajnë në dy morfema: Mali – mal + i 1 2 Dihet që mbaresa i nuk mund të ketë kuptim të pavarur si e ka morfema mal, pasi kjo e fundit shpreh diçka kur qëndron më vete, kurse mbaresa i nuk shpreh diçka e ndarë nga morfema mal, bile kjo e fundit zhduket kur fjala që i përmban jepet në shumës psh malet, ndërsa morfema e parë mal ruan qënësinë e saj megjithë kalimin nga njëjësi në shumës, e ashtuquajtura morfemë ndajshtesore i humbet. Nqs ajo do të ishte morfemë, në rastin kur humbet do t’i ndryshonte kuptimi fjalës. Matematikisht nëse do pranonim faktin se te fjala mal + i mbaresa i që quhet morfemë ndajshtesore mund të humbë i, kuptimi i fjalës nuk pëson ndonjë ndryshim radikal, pra mal + i me mungesë e paraqitin mal + (-) ku (-) paraqet mungesë, por gjithësesi ngelet kuptimi i morfemës së parë mal, atëherë le të provojmë që fjalës mali mal + i t’i heqim morfemën e parë atëherë do ta kishim për mali – (-) + i ku (-) është mungesa e morfemës mal. Rrjedhimisht fjala mali me mungesën e moefemës së parë do të ishte (-) i, pra do të kishim thjesht një fonemë që nuk ka asnjë kuptim. Kësisoj mbaresat dhe disa prapashtesa nuk mund të quhen morfema ndajshtesore, por ndajshtesa morfemore. Në gjuhën shqipe, siç vërejnë dhe autorët e sipër përmendur, ka një numër fjalësh që përbëhen vetëm prej një morfeme të vetme, kryesisht pjesë të pandryshueshme të ligjëratës, siç janë disa ndajfolje, lidhëza e pjesëza të thjeshta (lart, drejt, afër, në, me, më, për etj). Po ashtu, në trajtën përfaqësuese dalin me një morfemë edhe një numër emrash dhe foljesh, si: mal, mik, punë, fushë, gjol, hap, shes, kap etj. Por, mendoj se për një numër të konsiderueshëm parafjalësh, ndajfoljesh apo emrash që dalin në trajtën përfaqësuese me morfemën siç mendohet përgjithësisht në gjuhësinë shqiptare, konceptimi është i gabuar. Kështu fjala mal që trajtohet si morfemë, në vetvete është një fjalë-formin që dhe si shumë fjalë të tjera të kësaj natyre që diskutojmë ka kaluar, mbaruar dhe përcaktuar formën e saj të sotme nëpër kalimin historiko-fonetik të saj. Kështu fjala mal që sot u duket si morfemë duket që është krijuar nga parafjalët më ma (gegërisht) dhe la, pra mal ka ardhur prej më + la ose gegërisht ma + la dhe ka dhënë ma + la = mala. Por, dihet se me metatezë në gegërisht përdoret nalt për lart, pra tek la – jep al. Kjo mund të krahasohet me fjalën labëri ku me metatezë la – al jep albëri e kemi metatezë l:r albëri – arbëri. Kësisoj fjala mal të jetë përngjitje parafjalësh më + al (la) ku më + al dhe mëal = mal ose gegërisht ma + al = maal = mal. Pra, morfema mal e përcaktuar nga gjuhësia e sotme, del se nuk është e pandashme, pra nuk është morfemë. Po në këtë logjikë mund të shpjegojmë edhe foljen kam, e cila ka ardhur prej ka a im, ku morfema ka është edhe folja ka ( ai ka borxhe) dhe kjo folje e përngjitur me përemrin pronor im bën ka + im dhe në përngjitje përgjithësisht ruhet zanorja e foljes dhe bie ajo e fjalës që nuk është folje e përfundimisht ka + im = kaim = kam. Kështu folja ka është përlidhje ku k=që dhe ka = që a, ku a = asht pra ka që asht = kasht = k + a = ka. Në gerëqishte përdoret dhe sot folja ka edhe për vetën e parë, si: jam ka punu, jam ka luftu, jam ka ardh etj. Dihet se nga ky studim mund të nxjerrim konkluzione se: 1. Morfologjia e sotme nuk është mbi baza të drejta e shkencore. 2. Koncepti i morfemës është relativ, i paqartë e përgjithësisht jo i saktë. 3. Koncepti apo kategoria e morfemës kalon nga konceptimi i sotëm në atë të fonemës ngjyrative kumptimore. 4. Zgjidhja e morfemës në shqip do të jetë zgjidhja për etimologjinë e gjuhës shqipe dhe e shumë gjuhëve të tjera indoeuropiane. Metatezat në leksikun e shqipes Dihet se metatezë (metathesis gr) quhet ajo dukuri fonetike kur dy tinguj të një fjale, që janë në kontakt ose afër, këmbejnë vendet. Zakonisht në këtë dukuri marrin pjesë tingujt l:r, r:l, p:r, r:p, r:k, k:r. Si dukuri metateza është e njohur në shumë gjuhë p.sh.: në greqisht kemi thrasos –për – tharsos, por ne do të merremi këtu me metatezat e shqipes e le të japim disa shembuj. 1. Qerpik – Te kjo fjalë kemi metatezën r:p sepse origjinali është p:r. Kështu në të folmen e veriut qerpikëve u thonë prekat e syrit ngaqë ato preken me njëra – tjetrën. Kuptohet që fjala qerpik vjen nga: që prek dhe nga përngjitja kemi që + prek = qeprek dhe nga metateza pr:rp kemi qeprek – qerpik. 2. Zverk – Kjo fjalë ekziston në leksikun e shqipes, greqishtes dhe turqishtes. Ngjason apo është e afërt me metatezën e fjalës akropol dhe arkeologji. Te fjala zverk kemi metatezë të plotë të fjalës kre që do të thotë kokë, pra kemi kalimin së prapi kre – erk. Kështu fjala zverk e kthyer në regres të erk do të ishte zvkre, por për arsye se shqipja rrallë mund të përdorë (krijojë) fjalë me më shumë se dybashkëtingëllore të lodhura, ka përdorur metatezën kre në erk dhe kështu mbas dy bashkëtingëlloreve të para zv përfitohet një zanore, e cila krijon lehtësi shqiptimi të fjalës dhe ka kuptimin që zverk do të thotë zë vë kre ose më qartë e shpjeguar do të ishte zë vë (vend) kre (erk) koka. Etimologjikisht kjo fjalë shpjegohet vetëm me anë të shqipes. 3. Shtërngatë – shtrëngatë. Këtu kemi lëvizjen e zanores ë njëhere para bashkëtingëllores r dhe njëherë prapa. 4. Fjalët me vendkëmbim (metatezë) janë të rëndomta nëpër dialekte dh nuk përdoren në gjuhën standarte si p.sh.: gëlqere – gërqele, këpurdhë – kërpudhë, infrakt – infarkt, turbull – trubull, portokall – protokall, lëshoj – shëloj. 5. Shpesh me metatezë të fjalëve të fonetit të shqipes janë krijuar fjalë në gjuhë të tjera, të cilat nuk ngjajnë si shqip, por janë të tilla e mund të shpjegohen vetëm prej kësaj të fundit si fjala greke arkeologji, që do të thotë: a – ashtë, eshtë rke – kre (kokë, fillim, fillesë, kreu i diçkaje) logji – (në greqisht ka shumë kuptime ose më saktë shtatë të tilla. Duhet thënë se fjala logos ka lidhje me fjalën logori (gratë qajnë me logori, që do të thotë se qajnë më fjalë). Ka shumë gjasa që logo ka lidhje me gola që në kohën e Buzukut i thoshin gojës dhe në çamërisht po ashtu i thonë gojës – gola e rrjedhimisht me metatezë gola bën logo, ku logo ose lago mund të ketë kuptimin le (lind, del) go – goja, pra ç’del prej goje. Këtë fjalë të fundit, e cila nuk ka metatezë e sjellim për t’u bindur për vërtetësinë e dy fjalëve të tjera: zverk dhe arkeologji. Në të gjitha enciklopetidë Akropoli quhet koka e qytetit e siç dihet në shqip i thonë kre dhe kësisoj, meqë fjala kre në greqisht s’ka asnjë kuptim, ngelet të jetë shqip. Dihet se ndërtimet e Akropolit i udhëhoqën dhe i zbatuan mjeshtër ilirë të paguar nga Fidia.

3 comments:

  1. bravo

    na ke nderuar. studim i cmuar
    dhe real.

    ReplyDelete
  2. te jene keto te verteta valle do kishim degjuar ndonje gje nga linguistet evropiane

    ReplyDelete